Gonxhja: Përmirësim i kushteve të banimit për 847 familje në nevojë

22 bashki shpallen fituese në projektin e investimeve të strehimit social.


22 bashki shpallen fituese në projektin e investimeve të strehimit social.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja sipas të cilit me një vlerë financimi prej 490 milionë lekë nga buxheti i shtetit, këto projekte do të adresojnë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 847 familje në nevojë në të gjithë vendin.

Sipas tij, familjet që përfitojnë nga ky projekt janë: 11% familje me ndihmë ekonomike; 21.6% të moshuar pa përkrahje; 13.2% persona me aftësi të kufizuara; 10% minoritet Rom dhe Egjiptian; 2.5% familje me një prind; 2% familje me gra kryefamiljare; 3.2% emigrantë të rikthyer; 2% viktima të trafikimit; 34.5 % kategori të tjera sipas ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”.

Ministri bëri të ditur se, shpërndarja e fondeve do të bëhet sipas planit ku, 57 milionë lekë janë për adaptimin e objektit dhe kthimin në banesë sociale për strehimin e 35 familjeve në kushte të vështira ekonomike, në Bashkinë Mat.

Më tej, 335 milionë lekë për programin e “Përmirësimit të kushteve të banimit” për 547 familje në 19 bashki.

Gjithashtu, janë 98 milionë lekë për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale për 265 familje, që i përkasin kategorive të strehimit social.

“Ky investim është një hap i madh e direkt drejt përmirësimit të jetesës për shumë familje në nevojë”, deklaroi Gonxhja.

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…