I dënuar me 2 vite burg, KQZ shpall të pavlefshëm mandatin e Belerit si kryebashkiak i Himarës

Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarë kërkoi që palët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për interpretim të situatës.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi vendosi shpalljen të pavlefshëm të mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, pasi ky i fundit është dënuar me 2 vite burg nga GJKKO e Apelit i akuzuar për krim zgjedhor.

Në seancën e sotme ku u mor në shqyrtim vlefshmëria e mandatit të Belerit, Celibashi u shpreh Beleri është kryetar bashkie i zgjedhur, që nuk është në detyrë dhe pse me vendim të KQZ u shpall fitues.

“Por, nuk është në kushtet u ushtrimit të detyrës. Për KQZ kjo s’ka fare rëndësi, tani pyetja është që nëse KQZ, në bazë të ligjit të dekriminalizimit ka të drejtë apo jo të marrë një vendim për ndërprerjen e mandatit”, parashtroi Celibashi.

“KQZ e ka këtë të drejtë. Këtij ligji i nënshtrohen edhe më shumë ata që e kanë marrë detyrën. Ty ligji të ndalon të mos kandidosh në disa kushte dhe aq më shumë s’të lejon ta mbash mandatin në kushtet kur veprën e kryer gjatë procesit të marrjes së mandatit apo pas marrjes së mandatit. Vepra penale për të cilën është dënuar nga GJKKO e apelit e ndalon të kandidojë dhe në këto kushte dhe qëndrimin e tij në krye të Bashkisë. Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë së Himarë, Beleri dhe shpallim të pavlefshëm mandatin”, tha Celibashi.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve seanca për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Fredi Belerit, fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës ku ishte i pranishëm edhe vetë Beleri nisi fillimisht me parashtrimin e argumenteve të palëve.

Beleri kërkoi përmes avokates në seancën e djeshme të kishte mundësi të shprehej. Sot ai është shoqëruar nga burgu në KQZ.

Mbledhja e kësaj seance vjen pas dënimit të Belerit nga Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Belerit me dy vite burg për akuzën e “Korrupsionit zgjedhor”.

Mbrojtësja ligjore e Fredi Belerit, avokatja Klodiana Gjyzari, deklaroi se KQZ nuk është në kushtet që përcakton ligji në të cilin KQZ ka të drejtën të vendosi në lidhje me mandatin e Fredi Belerit. Sipas saj, “në fazën që është dosja aktualisht dhe situata gjyqësore e Belerit, KQZ s’ka kompetencë që të marri vendim mbi çështjen e mandatit të Belerit. KQZ mund të marrë vendim vetëm për sa i takon formularit të dekriminalizimit, për të cilën procedura është mbyllur më herët”, tha avokatja.

Eridian Salianji, mbrojtësi ligjor i palës ankimuese thotë se procedura është automatike pasi ka një vendim të formës së prerë.

“Nuk mund të diskutojmë për thelbin në këtë rast. Vetë KQZ, pasi merr vendimin e Apelit, dhe është marrë të premten e shkuar, mund të marrë vendim menjëherë. Thelbi i dekriminalizimit është se në momentin që del një vendim i formës së prerë dhe një individ rezulton i dënuar, KQZ ka të drejtë të ndërpresë mandatin. Është proces automatik, s’ka procedurë në këtë rast. Këtu vetëm konstatojmë faktin, a ka vendim të Apelit apo jo. Kaq kemi në dorë sot”, tha Salianji.

Avokati i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cili përfaqëson subjektin zgjedhor me të cilin Beleri u paraqit në zgjedhje, tha se nuk lidhet çështja me dekriminalizimin. “Ne e kemi formularin e dekriminalizimit, është konstatuar që nuk ka qenë i dënuar dhe është marrë mandati, por nuk është ushtruar dot mandati për shkak të një çështjeje ligjore. KQZ do të ndërhynte vetëm në rastin kur i zgjedhuri nuk do të kishte deklaruar tek formulari i dekriminalizimit ndonjë element që bie ndesh me ligjin për dekriminalizimin, në ato kushte mund të merrej vendimi për të ndërperë mandatin. Në këtë rast nuk jemi në këto kushte”, tha Kaso.

Kaso tha se vetëm kryeministri Edi Rama mund ta shkarkojë Fredi Beleri me vendim të qeverisë.

Salianji tha se ligji e ka të qartë ndërpritet mandati për personat që kanë qenë të dënuar apo që marrin dënim gjatë ushtrimit të detyrës. Sa i takon asaj që qeveria mund ta shkarkoj, nuk është ezauruar procesi ligjor, pra nëse Beleri do ta kishte bërë betimin, kryeministri mund ta kishte shkarkuar”, tha Salianji.

Kreu i Partisë për Bashkimin dhe të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha se ka një proces për uzurpimin e Bashkisë së Himarës. Sipas tij, Belerit i janë shkelur të drejtat e njeriut.

“Sot jemi përpara një tentativë për të përmbyllur një proces politikë që ka nisur më 6 maj 2023. Synimi i këtij procesi ishte uzurpimi i Bashkisë së Himarës përmes nëpërkëmbjes së vullnetit të sovranit. Nisi me një autorësi, Kaso me të drejtë tha se këtij procesi kërkohet që t’i fshihet fytyra. Dhe t’i falet dikujt tjetër autorësia. Mirëpo është e qartë, gjatë këtyre 14 muajve se subjekti që kishte për qëlim dhe do të përmbush misionin e rrëmbimit të bashkisë së himarës është PS dhe kreu i saj Edi Rama”, tha Dule.

Ai renditi 10 nene të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, të kushtetutës së Shqipërisë, të kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë që sipas tij, janë shkelur.

“Kryetarit të Bashkisë së Himarës dhe anëtarit të Parlamentit Evropian i është privuar e drejta elementare për të zgjedhur”, tha Dule.

“Nuk është përmbushur detyrimi kushtetues për të drejtën për t’u zgjedhur, duke marrë përsipër detyrën që i ngarkon sovrani. Pra 2 të drejtat kushtetuese të privuara. Vijmë tek komuniteti i Himarës, që i është privuar e drejta kushtetues të zgjedhë përfaqësuesin e vetë, prej 14 muajsh bashkia e Himarës drejtohet në mënyrë abuzive”, u shpreh Dule.

Dule kërkoi nga KQZ të mos ndërpritet mandati i Belerit.

Vetë Fredi Beleri, e cilësoi të padrejtë procesin. “Ky institucion deri më tani ka ruajtur dinjitetin e këtij shteti. Vullnet politik ishte sot çështja e lejes që më dha sot Drejtoria e Burgjeve. Këtë leje fare thjesht mund ta merrja dhe për betimin”, shtoi Beleri.

“Unë dua të betohem dhe pastaj le të më shkarkojnë, siç thotë ligji dhe kushtetuta. Unë jam i qartë që mandati im ka përfunduar si kryetar i Bashkisë së Himarës, por s’mund të ketë këtë lloj arrogancë dhe t’i bëjnë zgjedhjet në Himarë në mes të gushtit. Përse KQZ duhet t’i bashkohet kësaj kërkese për zgjedhje në gusht? Kam frikë, se gjysma e bashkisë do të shkojë në burg, janë subjekt i SPAK. Kryetari në detyrë është subjekt i SPAK”, tha Beleri.

Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarë kërkoi që palët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për interpretim të situatës. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…