Balla: Operacionet e policisë po rrisin besimin e qytetarëve

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, reagon për operacionet e 24-orëve të fundit, të strukturave policore në disa qytete në vend.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për operacionet e 24-orëve të fundit, të strukturave policore në disa qytete në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla tha se rezultatet e dukshme rritin përditë besimin e publikut tek uniformat blu.

“Reagimi në kohë i Policisë së Shtetit në parandalimin e konflikteve me pasoja, operacionet sistematike “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po rritin besimin e qytetarëve përditë e më shumë. Përgëzime Policisë së Shtetit Fier, Velipojë dhe Korçë, për rezultatet e 24 orëve të fundit”, nënvizon Balla.

Disa ditë më parë, në një sondazh të institutit “Agenda” citohet se mbi 70% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi.

🇦🇱 Reagimi në kohë i Policisë së Shtetit në parandalimin e konflikteve me pasoja, operacionet sistematike “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po rritin besimin e qytetarëve përditë e më shumë. Përgëzime Policisë së Shtetit 📍Fier, Velipojë dhe Korçë, për rezultatet e 24 orëve të fundit.

Posted by Taulant Balla on Monday, July 8, 2024

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…