Ambasadori i BE: Ta lejojmë SPAK të bëjë punën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka deklaruar nga Shkodra se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka deklaruar nga Shkodra se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar.

Ai ka thënë se duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën, duke i lënë hapësirë.

“Ne nuk flasim për hetime që po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Dhe natyrisht, Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar”, tha ai.

“Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën e vetë, të krijojmë hapësirën që ta bëjnë këtë. Në të njëjtën kohe mund të them se ndoshta ajo reformë siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik. Dhe që është problemi që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore, e Shqipërisë në rrugën drejt BE e ky është korrupsioni”, u shpreh Gonzato.

“Mendoj se është sinjal i mirë, unë besoj dhe shpresoj se SPAK do të bëjë punën e tij. Po gjithashtu ne po shohim jo vetëm njërën anë, atë të atyre që dënohen për korrupsion, por edhe anën tjetër atë të strukturës së korrupsionit, cila është klima që krijon mundësitë për korrupsion dhe të adresohen. Kështu që unë mendoj se duhet të hapim spektrin dhe ta adresojmë këtë në mënyrën më strukturuese”, tha ambasadori.

Më tej, Gonzato foli dhe për Reformën Zgjedhore, duke thënë se duhet të ndiqen rekomandimet e OSBE.

Ai theksoi se shpreson që partitë do të gjejnë rrugën në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Sipas ambasadorit, zgjedhjet e ardhshme duhet të shmangin një rezultat elektoral, i cili mund të kontestohet.

“Kjo është diçka që më ka preokupuar që në fillim, kur erdha në Shqipëri dhjetorin e kaluar. Dhe unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim, bazuar edhe në dokumentin zyrtar tonin, është e rëndësishme të ndjekin rekomandimet e OSBE dhe të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kam shpresuar se kontaktet me partitë e ndryshme do jepnin rezultat”, tha ai.

Gjithashtu, shtoi Gonzato, “tani di se janë edhe disa çështje të tjera që duhen adresuar, që është vendimi i Kushtetueses, i cili duhet parë sërish”.

“Unë ende shpresoj që partitë do të gjejnë rrugën, në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Dhe të sigurojnë se zgjedhjet e ardhshme të bëhen në klimën më të favorshme të mundshme”, u shpreh ai.

“Ne duam të shmangim një rezultat elektoral, i cili ndoshta kontestohet, por që prodhon një stabilitet që Shqipërisë i duhet në rrugën drejt BE-së. Këto janë kohë vendimtare ku negociatat me BE shkojnë në një fazë të caktuar dhe ne na nevojitet kapacitet administrativ, dhe vendosmëri politike për integrimin europian”, u shpreh ai. (Marrë nga ATSH)

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…