Delegacioni i drejtësisë amerikane takim me gjyqtarët e Kushtetueses

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me sistemet gjyqësore përkatëse, duke u fokusuar në sfidat me të cilat përballen gjyqtarët gjatë punës së tyre.


Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj, ka zhvilluar një takim me Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah, të cilët po zhvillojnë një vizitë pune 5 ditore në Shqipëri. Delegacioni shoqërohej në këtë takim nga i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Wisner, si dhe këshilltarët ligjorë, rezidentë në Ambasadë, Mary Kate Butterfield dhe David Backman.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me sistemet gjyqësore përkatëse, duke u fokusuar në sfidat me të cilat përballen gjyqtarët gjatë punës së tyre, për ta ushtruar këtë funksion me profesionalizëm dhe integritet të lartë, në mbrojtje të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Kryetarja Holta Zaçaj nga ana e saj shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për partneritetin e vendosur me SHBA, si dhe vullnetin për konsolidimin e mëtejshëm të këtij partneriteti në të ardhmen, duke u fokusuar në mbështetjen e dhënë për zhvillimin dhe progresin e reformës gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…