Çela takon kreun e Zyrës së KiE në Tiranë, në fokus siguria e gazetarëve

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re, u takuan sot për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë e gazetarëve


Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Giulia Re, u takuan sot për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë e gazetarëve, duke u fokusuar në forcimin e kapaciteteve institucionale në hetimin e këtyre çështjeve.

Gjatë takimit prokurori i përgjithshëm theksoi rritjen e angazhimit institucional të prokurorisë në këtë drejtim, duke e konsideruar si një nga prioritetet në punën e prokurorisë.

Nga ana e kreut të Zyrës së Këshillit të Europës, u shpreh vullneti për të vazhduar mbështetjen e prokurorisë në drejtim të trajnimit të mëtejshëm të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve, aktivitete që organizohen në kuadër të projektit të përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri”.

Në takim u ra dakord për nevojën e thellimit të koordinimit dhe bashkëpunimit mes palëve në të ardhmen.

Ministrja Pirdeni në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun: Një zë i paqes

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike ishte pjesë e delegacionit shtetëror shqiptar që mori pjesë sot në ceremoninë mortore të…

Global 360

250 000 të pranishëm përcjellin Papa Françeskun

Gjithashtu merr pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Presidenti Bajram Begaj.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ministrja Pirdeni në Meshën e Shenjtë për Papa Françeskun: Një zë i paqes

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike ishte pjesë e delegacionit shtetëror shqiptar që mori pjesë sot në ceremoninë mortore të…