Ermonela Jahon vlerësohet me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” në Francë

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka performuar në operat me prestigjioze të botës


Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe këngëtari italian i operës Roberto Scandiuzzi, i shquar për zërin e tij të kumbueshëm bass, janë dekoruar me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” nga Ministria e Kulturës në Francë.

Me këtë rast, Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron sopranon shqiptare me famë botërore, anëtare e jashtme e saj, për dekorimin me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” në Francë.

“Dy karriera të jashtëzakonshme, dy artistë të mëdhenj dhe dy njerëz të mrekullueshëm, karrierën e të cilëve ne e kemi ndjekur prej dekadash!”, shkruhet në faqen zyrtare të “Backstage Opera Management”.

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka performuar në operat me prestigjioze të botës, duke përfshirë “Royal Opera” në Londër, “Metropolitan Opera” në Nju Jork, “Berliner Statsoper”, Paris Champs Elysees, Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice, Teatri Capitoul de Toulouse etj.

Këngëtari italian i operës Roberto Scandiuzzi shquhet për zërin e tij të fuqishëm bass dhe interpretimet e shumta në skenat botërore, dhe një karrierë të gjatë mbi 40- vjeçare. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.