Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës

Opozita ka zyrtarizuar kandidaturën e Petro Gjikurisë në zgjedhjet e 4 gushtit për bashkinë e Himarës.


Opozita ka zyrtarizuar kandidaturën e Petro Gjikurisë në zgjedhjet e 4 gushtit për bashkinë e Himarës.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa bëri të ditur se Gjikuria është një qytetar model që ofron punë, zgjidhje, demokraci.

“Votohet për një kryebashkiak që do përfaqësoj me dinjitet kudo Himarën. Votohet për një model kundra korrupsionit, për një kryetar që nuk vjedh pronat e qytetarëve për pushtetin, për një kryetar që di të menaxhoj, për një kryetar që di të pres qytetarët si të barabartë pavarësisht bindjeve politike apo përkatësive të ndryshme”, u shpreh ajo.

Sipas Zhupës, më 4 gusht i japim përgjigjen e merituar rrëmbimit të mandatit të kryetarit të bashkisë me të emëruar të pushtetit që kanë rrëmbyer pronat dhe që zyrën e vërtetë e kanë në qeli.

Edhe partia e PBDNJ-së dhe OMONOIA, kanë konfirmuar kandidaturën e Petro Gjikurisë.

Vetë Petro Gjikuria në një postim në rrjetet sociale, ka shprehur objektivat e tij në garën për zgjedhje si kryetar i bashkisë Himarë.

“Më 4 gusht nuk votojmë për të zgjedhur kryeministër, votojmë për kryetar bashkie. Votojmë për të nesërmen e Himarës. Jemi të gjithë banorë të Himarës dhe nuk duhet të lejojmë askënd të na përçajë, sado lart qoftë ai. Mbi të gjitha dhe para së gjithash është interesi i zonës. E nesërmja për bashkinë Himarë ka program, atë që vendosën qytetarët me shumicë votash në maj të vitit të kaluar”, shkruan Gjikuria në rrjetet sociale. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Me hyrjen në BE, barazia para ligjit nuk negociohet

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Me hyrjen në BE, barazia para ligjit nuk negociohet

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të…