FBI: Të shtënat kundër Trump ishin tentativë për vrasje

Të shtënat në tubimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump po trajtohen si një “tentativë për vrasje”, tha FBI.


Të shtënat në tubimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump po trajtohen si një “tentativë për vrasje”, tha FBI.

Trump u shoqërua drejt sigurisë nga agjentët e Shërbimit Sekret pasi u dëgjuan të shtëna me armë zjarri gjatë mitingut në Pensilvani të shtunën.

Duke shkruar në faqen e tij të mediave sociale Truth Social pas incidentit, Trump tha se një plumb kishte shpuar pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë.

Agjenti special i ngarkuar me zyrën në terren të FBI-së në Pitsburg, Kevin Rojek tha se autoritetet nuk kishin identifikuar ende një motiv.

“Këtë mbrëmje, ne patëm atë që ne e quajmë një atentat kundër ish-presidentit tonë Donald Trump. Është ende një skenë aktive krimi”, tha Rojek në një konferencë për shtyp.

”Autoritetet po punojnë për të identifikuar autorin e dyshuar dhe motivin”, tha ai.

”Një pjesëmarrës në tubim vdiq dhe dy u plagosën rëndë në incident”, tha FBI-ja.

”Sulmuesi i dyshuar gjithashtu ka vdekur”, shtoi ajo (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…