Koçiu apel qytetarëve: Ndiqni këshillat e mjekëve, shmangni ekspozimin në diell

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale këshillat e mjekëve


Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin, ndërsa autoritetet në vend kanë apeluar qytetarët për kujdes.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale këshillat e mjekëve, ndërsa u kërkoi qytetarëve t’i ndjekin ato në mënyrë që të shmangin efektet shëndetësore negative nga temperaturat e larta.

“Evitoni ekspozimin në diell, sidomos në pikun e temperaturave. Ambienti në të cilin qendroni të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë. Vendosni termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzoni më shumë kohë. Pini sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë”, ishin disa nga këshillat e ndara nga ministrja.

Njëkohësisht këshillohet konsummimi i vakteve ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm, rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe shmangia e aktiviteteve fizike të rënda gjatë orëve më të nxehta.

Autoritetet këshillojnë për kujdes të shtuar për personat më të djeshëm ndaj të nxehtit, si fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

“Nëse ndieni shenja të goditjes nga i nxehti (si marramendje, të përziera, djersitje e tepërt, puls të shpejtë), kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë”, apelojnë autoritetet shëndetësore. (ATSH)

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…