Metani: Në 2023 trajtuam tërësisht ankesat e trashëguara

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani deklaroi sot në Kuvend se gjatë vitit 2023 janë verifikuar 2340 ankesa të ardhura nga qytetarë apo institucione.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani deklaroi sot në Kuvend se gjatë vitit 2023 janë verifikuar 2340 ankesa të ardhura nga qytetarë apo institucione.

“Kjo do të thotë, se janë verifikuar 2340 praktika gjyqësore në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit”, deklaroi Metani gjatë raportimin në Kuvend.

Metani bëri të ditur se gjatë vitit 2023, u përfundua tërësisht trajtimi i fondit të ankesave të trashëguara nga institucionet e mëparshme, që kanë qenë përgjegjëse për procedimin disiplinor të magjistratëve, deri në ngritjen e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke dhënë kështu një mesazh të rëndësishëm tek të gjithë qytetarët dhe magjistratët, për ndërtimin e një tradite që shmang kulturën e harresës dhe pandëshkueshmërisë, pasi nga verifikimi që ILD i ka bërë këtij fondi ankesash të trashëguara, janë hetuar dhe është kërkuar procedim disiplinor për disa magjistratë.

“Në kuadër të shqyrtimit të pretendimeve të ankuesve, 44% e ankesave ndaj magjistratëve janë për pretendime për mosrespektim të ligjit material dhe procedural, ndërsa 34.5% të ankesave lidhen me pretendime ndaj vendimmarrjeve të padrejta të magjistratëve gjatë shqyrtimit të çështjeve, 13.4% të ankesave lidhen me vonesa në arsyetimin e vendimeve gjyqësore dhe 8.1 % e ankesave lidhen me pretendime për zvarritje të gjykimit apo të veprimtarisë hetimore”, tha ai.

Nga 2340 ankesa të shqyrtuara, u shpreh kreu i ILD-së, rezulton se pretendimet janë paraqitur në masën 68% për magjistratë gjyqtarë, 7% për magjistratë prokurorë dhe 22% për gjyqtarë dhe prokurorë së bashku. Për 77 ankesa nuk identifikohet subjekti ndaj të cilit ngrihen pretendime.

Nga informacioni statistikor i ankesave të shqyrtuara gjatë vitit 2023, sipas Metanit vihet re se pretendimet ndaj magjistratëve gjyqtarë që ushtrojnë detyrën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përbëjnë numrin më të lartë të ankesave.

Më tej, ai theksoi se ankesat për magjistratët e kësaj gjykate janë 15% e ankesave të shqyrtuara në total, ndjekur nga pretendimet ndaj gjyqtarëve që ushtrojnë detyrën pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me rreth 13%.

Renditja vijon me Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, me rreth 6% të ankesave të shqyrtuara në total.

Më pas, theksoi ai, renditen Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me një përfaqësim prej rreth 5% secila.

Ndërkohë Metani tha se për magjistratët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë paraqitur rreth 2% e ankesave të shqyrtuara në total.

Gjykatat me më pak ankesa ndaj magjistratëve të tyre, vuri në dukje ai, janë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, me rreth 1% secila.

Sa i takon ankesave të shqyrtuara, mbi pretendimet ndaj magjistratëve prokurorë, Metani informoi se rezulton se për prokurorët që ushtrojnë detyrën në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është shënuar numri më i lartë i ankesave të ardhura, me rreth 6% e ankesave të shqyrtuara në total. Renditja vijon me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me rreth 2% secila. Për prokurorët e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë paraqitur rreth 1% e ankesave të shqyrtuara në total.

“Numri më i ulët i ankesave është drejtuar për prokurorët që ushtrojnë detyrën në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me rreth 0.5% e totalit të ankesave të shqyrtuara secila”, u shpreh Metani.

(ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…