Rama: Gjirokastra, 19 vite në UNESCO

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës shënon sot 19-vjetorin e përfshirjes në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.


Qyteti i gurtë i Gjirokastrës shënon sot 19-vjetorin e përfshirjes në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Gjirokastra, e cila ruan vlerat dhe shtëpitë historike duke i kthyer ato në atraksione turistike për këdo që viziton qytetin e gurtë.

Fluksi gjithnjë e në rritje i turistëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, po angazhon edhe më shumë strukturat lokale për të pasuruar akoma guidën turistike, duke e bërë Gjirokastrën një nga pikat kryesore të turizmit në vend.

I konsideruar si një qytet që përbën dëshmi unike të traditës kulturore të jetës së zhvilluar në shekujt 14-19, në Gjirokastër veçohet tipi i shtëpisë së fortifikuar me çati me pllaka guri, në harmoni perfekte me peizazhin shkëmbor të territorit ku ajo ngrihet.

Banesat, një tip i veçantë në tipologjinë e banesës shqiptare dhe asaj ballkanase të mesjetës së vonë, luajnë një rol të rëndësishëm në fizionominë e qytetit.

Gjirokastra ka 56 banesa monumente kulture të kategorisë së parë, 502 të kategorisë së dytë dhe shumë komplekse të tjera me vlera historike, arkitektonike dhe kulturore.

Qyteti ruan të paprekur skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar. Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit.

Kalaja, e ndërtuar në shek. 13, përbën zanafillën e qytetit, ndërsa pazari (shek. 17) i vendosur në qendër të qytetit ruan mirë karakteristikat e një pazari tradicional, me ndërtesa të njëpasnjëshme të shtruara me kalldrëme gurësh të zinj. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Viti 2025 vjen me mbarësi, lindin binjakët Ares dhe Rajd

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili uron në rrjetet sociale: “Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Viti 2025 vjen me mbarësi, lindin binjakët Ares dhe Rajd

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili uron në rrjetet sociale: “Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe…