Republikanët emërojnë Trumpin si kandidat presidencial

Trump njoftoi se kishte zgjedhur JD Vance, një senator nga Ohio, për të qenë kandidati i tij zëvendëspresident.


Partia Republikane e SHBA emëroi zyrtarisht Donald Trump si kandidatin e saj presidencial, në konventën e partisë së saj kombëtare në Miluoki, Uiskonsin.

Trump mori shumicën e nevojshme të votave të delegatëve në mbledhjen e partisë, e cila filloi vetëm dy ditë pas një tentative për vrasjen e Trump që tronditi vendin.

Delegatët janë anëtarë partie që dërgohen në kuvendin emërues nga të 50 shtetet dhe gjashtë territoret.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve paraprake në shtetin ose territorin e tyre, ata deklarojnë zyrtarisht votat e tyre për kandidatin presidencial të partisë së tyre.

Pak më herët, Trump njoftoi se kishte zgjedhur JD Vance, një senator nga Ohio, për të qenë kandidati i tij zëvendëspresident.

“Kam vendosur që personi më i përshtatshëm për të marrë postin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori JD Vance, i shtetit të madh të Ohajos”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale ”Truth Social”.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor dhe do të jenë një revansh mes Trump dhe presidentit aktual demokrat, Joe Biden.

Zëvendëspresidentja aktuale, Kamala Harris do të jetë sërish kandidatja e Bidenit.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…