Shqipëria dhe Gjermania, marrëveshje për menaxhimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ambasadori Karl Bergner nënshkruan marrëveshjen “ALBAdapt”


Shqipëria dhe Gjermania do të forcojnë bashkëpunimin për menaxhimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike përmes një programi që ka si synim zhvillimin urban rezistent ndaj ndryshimeve të klimës në vendin tonë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner nënshkruan marrëveshjen “ALBAdapt” me qëllimin përmirësimin e sistemit të informacionit për shërbimin meteorologjik dhe klimën përmes krijimit të një sistemi për paralajmërimet e hershme sipas standardeve ndërkombëtare.

“Masat që duhen marrë nuk janë thjesht teorike. Bashkitë, komuniteti, institucionet, agjencitë dhe qeveria duhet të kemi shumë aksione përpara që këto të mos ndodhin dhe t’i parandalojmë. Prandaj jemi bashkë, nuk është vetëm çështje shqiptare. Gjithë Mesdheu ka të tilla probleme dhe Shqipëria është në zemër të këtij territori. Falë bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane, me partnerët tanë të rëndësishëm, nisim një aksion të ri në këtë drejtim”, tha Kumbaro.

“Jemi të lumtur të ndihmojmë Shqipërinë t’i bëjë ballë ndryshimeve klimatike. Ndryshimet klimatike janë një fakt dhe duhet të përshtatemi ndaj pasojave. Me këtë projekt ndihmojmë edhe Shërbimin Meteorologjik në parashikime më të sakta në mënyrë që të shpëtojmë jetë në kushtet e motit ekstrem”, tha Ambasadori Karl Bergner.

Ky projekt synon të rrisë kapacitetin adaptues dhe qëndrueshmërinë klimatike të Shqipërisë nëpërmjet gjenerimit, koordinimit dhe përdorimit efektiv të informacionit mbi klimën në formën e një shërbimi hidrometeorologjik kombëtar dhe kuadri kombëtar funksional për shërbimet e klimës, një sistemi të paralajmërimit të hershëm duke paralajmëruar rreziqet tek njerëzit, të cilat së bashku përbëjnë një sistem “të bashkuar” të informacionit klimatik dhe paralajmërimit (CIEWS).

Për sa i përket masave të përshtatjes, synohet mbështetja e bashkive në investime për zgjidhje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës. Falë mbështetjes së Gjermanisë, Zvicrës dhe Green Climate Fund (GCF), do të vihen së shpejti në dispozicion mbi 36 milionë euro për të përgatitur Shqipërinë për ndryshimet klimatike.

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane mbështet përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë në drejtim të Agjendës së gjelbër dhe miratimi i kësaj marrëveshjeje shënon nisjen e punës për projektin “Albadapt”, projekti më i rëndësishëm përshtatës i Shqipërisë në fushën e ndryshimeve klimatike. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe inovacionit

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konkretizuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe inovacionit.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe inovacionit

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konkretizuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe inovacionit.