Festivali i parë i Valleve dhe Polifonisë në Dropull, Gonxhja dhe Kumbaro: Pasuri për t’u mbrojtur dhe trashëguar

Në Dervican të Dropullit është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Valleve Tradicionale dhe të Polifonisë në Dropull.


Në Dervican të Dropullit është zhvilluar edicioni i parë i Festivalit të Valleve Tradicionale dhe të Polifonisë në Dropull.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjetet sociale një video nga ky aktivitet duke theksuar se “traditat e jashtëzakonshme të kostumeve, valleve e riteve janë një pasuri për t’u mbrojtur, trashëguar e zbuluar, edhe për turistët që kanë aq shumë për të shijuar në fshatrat e kësaj krahine”.

“Ky ishte vetëm edicioni i parë i Festivalit të Valleve Tradicionale dhe të Polifonisë në Dropull, me traditat më të bukura të zonës, të cilin do ta kthejmë në një event të përvitshëm”, u shpreh ministri Gonxhja.

Në këtë ngjarje ishte edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila u shpreh se “nuk mund të kishte vend më të bukur se sa ky shesh të cilin e kemi inauguruar së bashku, me miqtë nga Greqia dhe kryeministrin Rama, para disa muajsh, për të festuar një mbrëmje të veçantë të kulturës greke, që përfaqësohet kaq mrekullisht nga minoriteti grek”.

Duke theksuar bashkimin e dy kulturave, asaj e greke e shqiptare, në Dropull, ministrja premtoi mbështetjen edhe të ministrisë që ajo drejton që ky edicion i këtij festivali vallesh e polifonie, të pasohet nga të tjerë.

Dropulli në Festë! 🥳

Dervician, në festën e folklorit në 📍Dropull, mes vëllezërve e motrave dropullitë me tradita të jashtëzakonshme të kostumeve, valleve e riteve që janë një pasuri🎶 për t’u mbrojtur, trashëguar e zbuluar, edhe për turistët që kanë aq shumë për të shijuar në fshatrat e kësaj krahine! 🤍

Ky ishte vetëm edicioni i parë i Festivalit të Valleve Tradicionale dhe të Polifonisë në Dropull, me traditat më të bukura të zonës, të cilin do ta kthejmë në një event të përvitshëm 💃🏻🩰

#MEKI #DropulliNëFestë

Posted by Blendi Gonxhja on Monday, July 15, 2024

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë