Përballja me zjarret, Peleshi: Mirënjohje për përkushtimin e paçmuar të çdo efektivi

Përballja me zjarret në këto temperatura dhe terrene të vështira është një nga sfidat e mëdha të Forcave të Armatosura në këta muaj të nxehtë.


Përballja me zjarret në këto temperatura dhe terrene të vështira është një nga sfidat e mëdha të Forcave të Armatosura në këta muaj të nxehtë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndau sot dëshminë e Kolonel Dritan Durmishaj, i cili është vetëm njëri nga ushtarakët e shumtë që sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të atdheut dhe popullsisë civile.
“Mirënjohje për përkushtimin e paçmuar të çdo efektivi të angazhuar në këtë detyrë, për ndjenjën e përgjegjësisë dhe humanizmit dedikuar mbrojtjes së jetës së qytetarëve tanë, pronës së tyre dhe natyrës së vendit tonë”,u shpreh Peleshi.

Kolonel Durmishaj shpjegoi se çdo mision ka përgatitjen e vetë. “Mbase për ata që janë jashtë aviacionit duket shumë e thjesht, por për pilotët dhe teknikët duhet një kohë e caktuar që të përgatiten, të gjendet terreni ku do të fluturojë. Për mjetin ajoror sa më lart të jetë terreni aq më e vështirë është për të kryer operacionin për shkak të ngarkesës dhe kushteve meteorologjike”, u shpreh ai.

Duke folur për misionin e fundit, Kolonel Durmishaj u shpreh se “morëm një thirrje nga AKMC për një fshat në Klos, ku një masiv pyjor kishte marrë zjarr dhe për shkak të terrenit shumë të vështirë malor dhe të thepisur kërkohej edhe ndërhyrja e mjeteve ajrore”.

“Me të marrë sinjalin, ekuipazhet u përgatitën dhe filluan detyrën duke ndihmuar forcat zjarrfikëse të cilat ndodheshin në terren, por terreni ishte mjaft i thepisur dhe shumë i vështirë”, tha ai.

Përballja me zjarret në këto temperatura dhe terrene të vështira është një nga sfidat e mëdha të #ForcaveTëArmatosura në këta muaj të nxehtë.
Kolonel Dritan Durmishaj është vetëm njëri nga ushtarakët e shumtë të cilët sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të atdheut dhe popullsisë civile.
Mirënjohje për përkushtimin e paçmuar të çdo efektivi të angazhuar në këtë detyrë, për ndjenjën e përgjegjësisë dhe humanizmit dedikuar mbrojtjes së jetës së qytetarëve tanë, pronës së tyre dhe natyrës së vendit tonë.
#NeJemiForcatEArmatosura🇦🇱
#TëGatshëmNëÇdoKohë🌲🔥

Posted by Niko Peleshi on Tuesday, July 16, 2024

Lexo më shumë nga

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri