Haley dhe DeSantis rikonfirmojnë mbështetjen për Trump në konventën kombëtare

Nikki Haley dhe Ron DeSantis, dikur rivalë të ashpër të Donald Trump në garën për nominimin presidencial republikan, gjatë fjalimeve të tyre në konventën kombëtare të partisë – rikonformuan mbështetjen e tyre të plotë për ish-presidentin amerikan.


Nikki Haley dhe Ron DeSantis, dikur rivalë të ashpër të Donald Trump në garën për nominimin presidencial republikan, gjatë fjalimeve të tyre në konventën kombëtare të partisë – rikonformuan mbështetjen e tyre të plotë për ish-presidentin amerikan.

“Donald Trump ka mbështetjen time të madhe”, tha dje Haley në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee, Wisconsin.

Trump u emërua zyrtarisht të hënën si kandidati presidencial i Partisë Republikane për zgjedhjet e nëntorit.

Haley u largua nga gara pasi humbi kundrejt Trump në zgjedhjet paraprake.

Marrëdhëniet midis Haley, një ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, dhe Trump kishin qenë të tensionuara.

Haley ka sulmuar personalisht Trump – duke vënë në pikëpyetje nëse ish-presidenti ishte i aftë mendërisht për të kandiduar për postin. Ndërsa Trump e kishte shënjestruar Haley si një vajzë emigrantësh indianë, me komente raciste.

Ndërsa Haley dhe DeSantis, guvernatori i Floridës, i cili u largua nga gara pas zgjedhjeve paraprake të Iowa-s në janar, e kanë mbështetur publikisht Trumpin, mbështetja e tyre e shprehur në konventën kombëtare shihet si një sinjal i unitetit brenda Partisë Republikane.

“Ne duhet të pranojmë se ka disa amerikanë që nuk pajtohen me Donald Trump 100% të rasteve. Unë i njoh disa prej tyre dhe dua të flas me ta sonte”, tha Haley.

“Unë jam këtu sonte sepse ne kemi një vend për të shpëtuar dhe një Parti e bashkuar Republikane është thelbësore për ta shpëtuar atë”, shtoi ajo.

“Është koha për të sjellë sërish Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë”, tha DeSantis.

Lexo më shumë nga

Botërori 2026, Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin K me 3 pikë pas Anglisë që kryeson me…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Botërori 2026, Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin K me 3 pikë pas Anglisë që kryeson me…