Rama: Shqipëria në vend të parë me 86% rritje të turistëve, nga Kosova 1.7 milionë deri tani

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është në vend të parë me 86% rritje të fluksit të turistëve sipas Komisionit Europian të Udhëtimeve.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është në vend të parë me 86% rritje të fluksit të turistëve sipas Komisionit Europian të Udhëtimeve.

Në fjalën e tij gjatë një takimi me kryetarët e bashkive për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, Rama u shpreh se, “sivjet faktikisht para pak ditësh Komisioni Europian i Udhëtimeve nxori një klasifikim dhe Shqipëria është në vend të parë me 86% rritje të fluksit të turistëve. Pastaj vijnë me radhë këtu në rajon Serbia me 48%, Mali i ZI me 31%, Greqi me 22%, Turqi me 20%, ndërkohë që shumë nga vendet perëndimore janë me rënie”.

“Pjesë e këtij sulmi është dhe një përpjekje shumë e ulët për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë që fakti është që nga janari deri në qershor ka 1.7 milionë hyrje të qytetarëve të Kosovës ose 25% më shumë se vjet”, theksoi Rama.

Ndërkohë, shtoi Rama, që po të shohim të tjerët, italianët deri në qershor kanë qenë 486 mijë ose 57%. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq 61% nga vjet. Pastaj turistët polak 74%, që kanë qenë nga të parët që kanë ardhur në Shqipëri, por kanë shkuar mbi 100 mijë deri në qershor.

“Ndërkohë aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë leje për ulje të avionëve çarter, për shkak se nuk ka vend në 24 orë dhe për të ulur një çarter në aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh 3 ditë përpara. Gjë që sigurisht do të adresohet sepse në aeroportin e Tiranës ka filluar një punë intensive për zgjerimin e pistës, për zgjerimin e vendeve të parkimit. Do të hapet aeroporti i Vlorës”.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…