Problemi teknik global, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike po ndjek nga afër zhvillimet mbi problemin teknik global që ka afektuar përdorues të Microsoft dhe Crowdstrike dhe ndikimet e mundshme të tij për sigurinë kibernetike në Shqipëri.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informoi sot se, po ndjek nga afër zhvillimet mbi problemin teknik global që ka afektuar përdorues të Microsoft dhe Crowdstrike dhe ndikimet e mundshme të tij për sigurinë kibernetike në Shqipëri.

“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe institucionet vendase për të monitoruar situatën dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen kibernetike”, thuhet në një njoftim të Autoritetit.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike inkurajon qytetarët që të qëndrojnë të informuar përmes burimeve të besueshme dhe të ndjekin rekomandimet për të mbrojtur pajisjet dhe informacionin personal.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“Në rast të ndonjë incidenti kibernetik apo aktiviteti të dyshimtë, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë në linjat tona të dedikuara për raportim”, thuhet në njoftim.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thekson se, “prioriteti ynë kryesor mbetet mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe garantimi i sigurisë së informacionit për të gjithë qytetarët shqiptarë”.

(Marrë nga ATSH)

Xi takohet me Presidentët e Kilit dhe të Kolumbisë

Presidenti Xi Jinping zhvilloi takime në Pekin me Presidentin e Kilit Gabriel Boric dhe me Presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro,…

Global 360

Kosova dhe SHBA fitojnë bashkëpunimin ushtarak

Marrëveshja u firmos në Prishtinë nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit…

Diplovista

Rama për ”La Repubblica”: Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën

Fituam zgjedhjet sepse shqiptarët e duan Evropën, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Xi takohet me Presidentët e Kilit dhe të Kolumbisë

Presidenti Xi Jinping zhvilloi takime në Pekin me Presidentin e Kilit Gabriel Boric dhe me Presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro,…