Rama: Arsimi Profesional Dual, nxënësit do ta bëjnë shkollën në mjedisin e punës

,Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nisjen e një epoke të re në arsimin profesional me krijimin e Arsimit Profesional Dual, i cili krijon mundësi që nxënësit të mësojnë pranë sipërmarrjeve.


Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nisjen e një epoke të re në arsimin profesional me krijimin e Arsimit Profesional Dual, i cili krijon mundësi që nxënësit të mësojnë pranë sipërmarrjeve.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësues të sipërmarrjeve, partnerët ndërkombëtarë, drejtuesit e shkollave profesionale dhe ekspertët e reformës së re të arsimit profesional.

“Si një kërkesë e vazhduar nga biznesi, Arsimi Profesional Dual, një sistem arsimor me bazë punën në biznes në mbështetje të sektorëve prioritarë ekonomikë, bazuar në modelet më të mira të vendeve të zhvilluara si Zvicra dhe Gjermania, do fillojë të implementohet nga ky vit”, njoftoi Rama.

Kryeministri nënvizoi domosdoshmërinë për të ruajtur kapitalin njerëzor ekzistues dhe për ta rritur fuqinë e këtij kapitali në ekonominë tonë.

“Këtu ka njerëz që unë i njoh në fushën e sipërmarrjes që kanë bërë investime të rëndësishme, por që jetojnë në një hendek midis kapitalit që kanë investuar dhe kapitalit njerçëor në dispozicion”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se sot pa asnjë diskutim, në industrinë e turizmit në Shqipëri, jo vetëm që ka vende pune por ka vende pune me gatishmërinë për të paguar njësoj si në vendet rreth e rrotull.

“Arsimi ynë profesional ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, por sot, është ne nevojën për të bërë një hap të madh përpara, duke konsideruar që në një farë mënyre, baza për ta hedhur këtë hap është vendosur dhe ky hap i madh përpara është pikërisht dualizimi i arsimit profesional, duke spostuar në fushën ku zhvillohet veprimtaria ekonomike, pra në mjedisin sipërmarrës, pjesën kryesore të ditëve të shkollës”, shtoi ai.

Ndërkohë, kryeministri theksoi se “pika kyçe e këtij procesi është se këtu nuk bëhet fjalë për t’i sjellë sipërmarrjeve disa vajza dhe djem në moshë shumë të re që të përdoren si shërbëtorë në mjediset e punës”.

“Këtu, bëhet fjalë për të sjellë pranë sipërmarrjeve nxënës, të cilët gjatë kohës që qëndrojnë në mjediset e sipërmarrjes duhet të bëjnë shkollën dhe duhet të trajtohen me maksimumin e kujdesit duke ndaluar rreptësisht abuzimin me ta dhe abuzim në këtë rast do të thotë t’i marrësh nga procesi mësimor dhe t’iu fusësh në punë, ndërkohë që ata po përgatiten që të hyjnë ne punë, por nuk janë aty për të bërë punë që vijnë nga nevoja e sipërmarrjes përkatëse dhe nga mungesa e burimeve njerëzore që mund të ketë sipërmarrja”, theksoi ai.

Rama solli shembullin e sipërmarrjeve të mëdha ndërkombëtare, ndërsa theksoi se “pozicioni i tyre në treg është në proporcion 100% të drejtë me investimin e brendshëm të tyre për burimet e tyre njerëzore”.

“Kush e ka ndërtuar këtë hotel, nuk e ka pasur absolutisht problem që të bëjë më të mirën për të marrë gjithë këto mallra nga importi, duke paguar për të krijuar këtë sallë, por pa diskutim nuk ka menduar që në të njëjtën kohë të investojë tek njerëzit që do të mirëmbajnë këtë sallë. Në planet e investimit të kompanie tona, ky komponent është në rastin më të mirë, minimal dhe në rastin më të përgjithshëm, zero. Dhe pastaj ndërtohet hoteli, ndërtohet fabrika, ndërtohet infrastruktura përkatëse për një aktivitet të caktuar dhe fillon kërkohen punëtorë. Nuk funksionon. Dhe pastaj është një dhembje kokë e përditshme, e vazhdueshme”, tha ai.

Kjo, sipas Kryeministrit, “kërkon një adresim kulturor në radhë të parë për të kuptuar të gjithë që ashtu siç bëhet plani për të ndërtuar hotelin, bëhet plani për të ndërtuar burimet njerëzore që do mbajnë hotelin.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.