Rama: Krijojmë Fondin Kombëtar të Aftësimit

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e Fondit Kombëtar të Aftësimit i cili do të mbështesë gjithë skemën e arsimit profesional dual.


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e Fondit Kombëtar të Aftësimit i cili do të mbështesë gjithë skemën e arsimit profesional dual.

Kryeministri theksoi se ky proces nuk do tëlihet thjesht në vullnetin e sipërmarrjeve, por do të zhvillohet mbi një bazë sistemi kuotash dhe kontributesh që do të shkojnë për të financuar pikërisht zhvillimin e kapitalit njerëzor si dhe gjithë këtë skemë të arsimit profesional dual.

“Ne jemi përgatitur të hyjmë në këtë fazë me një vit pilotimi. Ne nuk mund të presim që ndryshimi kulturor të ndodhë kur të ndodhë”, tha Rama.

Prandaj që sot, kryeministri theksoi se “punëdhënësit e mëdhenj, të gjitha bizneset e mëdha të Republikës së Shqipërisë duhet ta dinë që 1% e shpenzimeve të tyre totale do të shkojë për këtë punë dhe ose do të shkojë për këtë punë ose do t’u merret për këtë punë”.

“Tani, ende jemi duke diskutuar opsionet dhe natyrisht këtu është shumë e rëndësishme që të vazhdojë diskutimi që është hapur me kompanitë, por opsioni më i mundur është që ky 1% do të duhet të investohet për trajnimin në vazhdim të personelit dhe për pjesëmarrjen në këtë skemë të arsimimit dual”, shtoi ai.

Ndërkohë, Rama theksoi se shpenzimet e bëra në kuadër të pagesës së nxënësve që do të marrin pjesë në arsimin dual do të konsiderohen shpenzime të zbritshme nga taksat.

“Kush nuk do të futet në këtë proces do të duhet ta derdhë këtë si kontribut plus taksës, pra 15% taksë, po. Mbi këtë 15% do të jetë një kontribut ekstra që, sipas madhësisë së kompanive, sipas madhësisë së xhiros etj, që do të shkojë nga 0,5 deri 1% të shpenzimeve totale vjetore dhe që do të derdhet në Fondin Kombëtar të Aftësive”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se “fondi do të jetë publik, por do të menaxhohet bashkë me përfaqësuesit e sipërmarrjes dhe do të shpenzohet vetëm për këtë punë”.

“Nuk do të jenë të ardhura siç janë të ardhurat që vijnë nga taksat dhe që shpërndahen për nevojat e investimeve dhe shpenzimeve të shtetit, por do të jenë të ardhura që do të jenë në këtë fond dhe që do të shpenzohen vetëm për këtë punë. Patjetër që fondi do të shërbejë edhe për të nxitur kompanitë e mesme dhe të vogla që të përfshihen edhe ato në skemat e arsimit profesional dual, gjë që sot nuk ua kërkojmë”, tha Rama.

Po ashtu, Rama theksoi se “është e domosdoshme që në mjedisin e sipërmarrjes duhet krijuar mjedisi i shkollës”.

“Pra, nuk është që nxënësi që do të vijë këtu të studiojë për të bërë mirë recepsionin apo të tjerë komponentë do shkojë të rrijë tek recepsioni gjatë orëve të mësimit, por duhet krijuar një mjedis të dedikuar. Natyrisht që kjo gjë nuk mund t’u kërkohet hoteleve ekzistuese sepse ato i kanë të gjitha mjediset e përcaktuara, por sigurisht që hotelet ekzistuese do duhet të përfshihen në këtë skemë dhe në ndërkohë, në të gjitha proceset e reja që do të lidhen dhe me lejet e ndërtimit për të gjitha llojet e sipërmarrjeve, ne do të fusim komponentin e hapësirës për arsimin dual dhe për zhvillimin profesional”, tha ai.

“Është shumë e rëndësishme që sipërmarrja të jetë e qartë që këtu nuk bëhet fjalë për ta futur sipërmarrjen në një rresht ushtarak të detyruar. Këtu bëhet fjalë për t’i hapur sipërmarrjes një perspektivë në aspektin e kryesores, sepse sot sipërmarrja jonë në tërësi nuk e ka mungesën e perspektivës te asnjë element tjetër, sot Shqipëria nuk është më ajo që ishte. Mungesa e perspektivës deri dje për të investuar lart dhe për të pretenduar për të pasur klientë të çfarëdo lloj fushe të interesuar që të justifikojnë investimin, sot nuk ekziston”, shtoi ai.

“Sot ne mund të pretendojmë çdo treg dhe mund të pretendojmë të kemi në Shqipëri klientët që shpenzojnë 15 mijë, 20 mijë euro në ditë, por ata klientë duan që të ndihen të begenisur, të super, super, super… dhe për këtë arsye kjo që ne po bëjmë është një ndihmesë strategjike edhe për vetë sipërmarrjen edhe për çdo kapitalist të Shqipërisë që duhet të fillojë të kuptojë që të jesh një kapitalist i mirë nuk është që të trajtosh sikur i ke shërbëtorët e tu punonjësit. Të jesh kapitalist i mirë është që punonjësit tënd t’i japësh të gjitha arsyet që të ndjehet njeriu më i rëndësishëm për ty. Njësoj si një njëri i familjes në të gjitha aspektet”, theksoi ai.

Kryeministri theksoi se kjo nuk është një punë që po e bëjmë vetëm, por kemi mbështetjen e qeverisë federale të Gjermanisë si dhe të qeverisë zvicerane që kanë vënë një fond dhe ka vënë një skuadër për këtë punë”.

Rama theksoi po ashtu se Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, AKPA do të sigurojë edhe funksionimin e fondit.

“AKPA do të bëjë një portal të fondit me gjithë komponentët me gjithë informacionin, me të gjithë aktorët e interesuar, me gjithë ato vakancat etj, etj. Pra një portal, ku gjithsecili që i përket këtij lloj konstelacioni të mund të informohet në kohë reale dhe të mësojë në kohë reale, si funksionon një gjë, si funksionon një gjë tjetër, si aplikohet”, theksoi ai.

Kryeministri theksoi se “ambicia jonë është që deri në vitin 2030 të kemi një sistem që të ketë filluar ndërkohë t’i japi gjak të ri ekonomisë tonë duke furnizuar kompanitë me burime njerëzore të kualifikuara si duhet”.

“Kjo është ambicia dhe pastaj procesi hyn në shtratin e vet dhe bëhet normal, por arsyeja përse ne kemi marrë shumë kohë dhe pse ndërkohë ministria, AKPA, partnerët tanë janë angazhuar shumë me biseda me kompanitë është sepse ky është një proces që ka një rrezik shumë të madh, që është mostrajtimi i duhur i nxënësve”, shtoi ai.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.