Begaj mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Imzot Ingatit

Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës Imzot Ignati.


Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe Kaninës Imzot Ignati.

“Besimtarët ortodoksë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës humbën Mitropolitin e tyre, Hirësinë e Tij, Imzot Ignatin. Arvanitas, me origjinë nga Thiva e Greqisë, ai e zotëronte shumë mirë gjuhën shqipe”, citohet mesazhi i presidentit.

Presidenti, më tej shprehet në mesazh se nga viti 1998, deri sot, në misionin e tij si Mitropolit ai punoi pa u lodhur për ringritjen e kishës, ndihmën e njerëzve në nevojë dhe mbarëvajtjen e harmonisë fetare në vend.

“Shpreh ngushëllimet e mia për besimtarët e Mitropolisë së hirshme të Beratit dhe gjithë komunitetit ortodoks të Shqipërisë për humbjen e këtij bariu të kishës”, thuhet në mesazh. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Do të punojmë shumë për rivitalizimin e industrisë në vend

Elbasani dhe Metalurgjiku ndodhen në një pozitë fantastike për t’u shndërruar në një park industrial.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Do të punojmë shumë për rivitalizimin e industrisë në vend

Elbasani dhe Metalurgjiku ndodhen në një pozitë fantastike për t’u shndërruar në një park industrial.