Pekin, Peng Liyuan merr pjesë në kampin veror për fëmijët kinezë dhe afrikanë

Bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping, Peng Liyuan, mori pjesë të premten në kampin veror për fëmijët nga Kina dhe Afrika të zhvilluar në Pekin, të quajtur “Love in the Sunshine”.


Bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping, Peng Liyuan, mori pjesë të premten në kampin veror për fëmijët nga Kina dhe Afrika të zhvilluar në Pekin, të quajtur “Love in the Sunshine”.

Peng është ambasadore e vullnetit të mirë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për tuberkulozin e HIV/AIDS dhe e dërguar e posaçme e UNESCO-s për përparimin e arsimimit të vajzave dhe grave.

Në fjalën e vet të rastit, ajo tha se kampi veror nuk është vetëm një takim për fëmijët kinezë e afrikanë, por gjithashtu edhe një demonstrim i qartë i afërsisë mes Kinës dhe kontinentit afrikan.


Foto nga Xinhua

Kinezët dhe afrikanët gjithmonë e kanë kuptuar dhe mbështetur njëri-tjetrin në ndjekjen e lumturisë, tha Peng. Si shoqëruese në rrugën e zhvillimit të Afrikës, Kina është e angazhuar jo vetëm për të siguruar rritjen e shëndetshme të fëmijëve kinezë, por edhe për të kontribuuar me forcën e saj në rritjen e shëndetshme të fëmijëve afrikanë.

Duke vënë në dukje se Kina dhe Afrika do të jenë gjithmonë miq të sinqertë, Peng shprehu shpresën që të gjithë fëmijët në kampin veror të bëhen trashëgues të miqësisë tradicionale ndërmjet Kinës e Afrikës dhe një forcë e re në ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta Kinë-Afrikë.

Foto nga Xinhua

Pjesëmarrësit e fëmijëve në këtë kamp veror i shprehën falënderimet e tyre të sinqerta znj. Peng për kujdesin e saj afatgjatë dhe thanë se do ta shfrytëzojnë siç duhet kohën e tyre, do të studiojnë me zell dhe do të bëhen misionarë të miqësisë kino-afrikane.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.