Strategjia e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve, Gonxhja: Mbështetje bizneseve shqiptare

Kjo strategji përbën orientimin kryesor të qeverisë shqiptare për zhvillimin ekonomik afat-mesëm, duke u fokusuar te SME-të dhe investimet


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja publikoi një postim nga një takim i strukturave përkatëse mbi monitorimin e Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027.

Gonxhja u shpreh se, kjo strategji përbën orientimin kryesor të qeverisë shqiptare për zhvillimin ekonomik afat-mesëm, duke u fokusuar te SME-të dhe investimet.

“Është në linjë me strategjitë dhe programet gjithëpërfshirëse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar (p.sh. të tilla si Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim)”, theksoi Gonxhja.

Ministri nënvizoi se, strategjia formon një lidhje qendrore brenda kuadrit strategjik duke u fokusuar në nivelin horizontal dhe atë kombëtar.

“Strategjia është përgatitur në një proces bashkëpunues duke përfshirë grupe pune me ekspertë”, shkroi ai, teksa shtoi se, MEKI mbështet bizneset shqiptare që të lulëzojnë.

🚀Momente nga takimi mbi monitorimin e Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027.

🖍️Kjo strategji…

Posted by Blendi Gonxhja on Saturday, July 20, 2024

Gonxhja: Do të punojmë shumë për rivitalizimin e industrisë në vend

Elbasani dhe Metalurgjiku ndodhen në një pozitë fantastike për t’u shndërruar në një park industrial.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Do të punojmë shumë për rivitalizimin e industrisë në vend

Elbasani dhe Metalurgjiku ndodhen në një pozitë fantastike për t’u shndërruar në një park industrial.