Turistët e huaj: Durrësi, zgjedhja më e mirë për pushimet këtë verë

Kryeministri Edi Rama ndau sot përshtypjet e pushuesve të shumtë vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur Durrësin si destinacionin e tyre për të kaluar pushimet verore.


Kryeministri Edi Rama ndau sot përshtypjet e pushuesve të shumtë vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur Durrësin si destinacionin e tyre për të kaluar pushimet verore.

“Pushuesit që po shijojnë plazhet, motin e mrekullueshëm, peizazhet dhe një përvojë fantastike gastronomike në Shqipëri, konfirmojnë se nuk mund të bënin zgjedhje më të mirë se Durrësi për pushimet e tyre këtë verë”, u shpreh Rama.

“Këtu më pëlqen pastërtia, më pëlqen qetësia, ambient familjar. Roja bregdetare shumë mirë, për sa vite kam unë, s’na ka ndodhur ndonjëherë ndonjë problem”, u shpreh një pushues vendas.

“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Na pëlqen shumë dhe është një ndryshim i madh për ne të vijmë në një vend me mot të ngrohtë, ku njerëzit janë shumë miqësorë dhe ushqimi është i mrekullueshëm”, u shpreh një turist i huaj.

Një tjetër turiste e huaj theksoi se, “jam vërtetë e surprizuar. Mendoj se keni një potencial të madh për turizëm. Natyra është shumë e bukur, njerëzit janë shumë miqësorë, plazhe dhe mot i mrekullueshëm. Jam shumë e kënaqur me pushimet e mia këtu”.

Një prej operatorëve turistik u shpreh se, “pjesa më e madhe janë turistët polakë, të cilët Shqipërinë e kanë shumë përzemër. Ka një rritje të ndjeshme edhe të turistëve gjermanë e belgë. Pra, Shqipëria po kthehet në një destinacion të ri dhe me oferta shumë të mira për turistët e huaj”.

Një pushues nga Kosova u shpreh se, “çka më pëlqen është mikpritja, respekti. Deti më pëlqen. Kam qenë edhe në Golem, shumë bukur. S’ka ujë më të mirë se këtu”.

Një turiste nga Gjermania tha se, “më pëlqen shumë vendi dhe plazhi. Vij për herë të dytë me bashkëshortin dhe fëmijët dhe na pëlqen shumë”. (ATSH)

✈️🌏🇦🇱Pushuesit që po shijojnë plazhet, motin e mrekullueshëm, peizazhet dhe një përvojë fantastike gastronomike në Shqipëri, konfirmojnë se nuk mund të bënin zgjedhje më të mirë se Durrësi për pushimet e tyre këtë verë

✈️🌏🇦🇱Pushuesit që po shijojnë plazhet, motin e mrekullueshëm, peizazhet dhe një përvojë fantastike gastronomike në Shqipëri, konfirmojnë se nuk mund të bënin zgjedhje më të mirë se Durrësi për pushimet e tyre këtë verë👌🏻☀️🏖️🐚

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by Edi Rama on Monday, July 22, 2024

Lexo më shumë nga

Qose: Partneriteti me ambasadën e SHBA, shtyllë kyçe për modernizimin e sistemit penitenciar

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Qose: Partneriteti me ambasadën e SHBA, shtyllë kyçe për modernizimin e sistemit penitenciar

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me…