
Nikolla uron Mcallister për rizgjedhjen kryetar i Komisionit të Jashtëm të PE
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi eurodeputetin David Mcallister për rizgjedhjen si kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot eurodeputetin David Mcallister për rizgjedhjen si kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.
Nikolla u shpreh se do të vijohet bashkëpunimi për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Urime eurodeputetit David Mcallister, për rizgjedhjen Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Europian. Presim të vijojmë bashkëpunimin me Kuvendin për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, tha Nikolla. (ATSH)