Sulejmani – Hammond: AMP, institucion civil dhe tërësisht i hapur për qytetarët

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani priti në takim shefen e Zyrës së Sigurisë, por aktualisht edhe zv.shefe e Misionit (e komanduar), e Ambasadës së SHBA, Kathryn Hammond.


Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani priti në takim shefen e Zyrës së Sigurisë, por aktualisht edhe zv.shefe e Misionit (e komanduar), e Ambasadës së SHBA, Kathryn Hammond.

Në këtë takim Hammond shoqërohej edhe nga Atasheu për Asistencën në Çështjet e Zbatimit të Ligjit dhe njëkohësisht përfaqësues i programit ICITAP, Richard Deasy dhe Këshilltari i Lartë për Llogaridhënien Policore nga Programi ICITAP në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Rick Bates.

Në fokus të takimit ishte ecuria e aktivitetit të agjencisë në këtë 6-mujor të parë të këtij viti, vështirësitë e hasura në trajtimin e rasteve madhore, bashkëpunimi i vazhdueshëm me programin ICITAP dhe prioritetet e agjencisë në vazhdim.

“Rezultatet e deritanishme janë më të mirat se çdo vit paraardhës, krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo falë punës së vazhdueshme për të rritur besimin e qytetarëve dhe sigurisht falë mbështetjes së pakursyer të Ministrit të Brendshëm. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen ndaj qeverisë së SHBA, e cila nëpërmjet programit ICITAP dhe agjencive ligjzbatuese amerikane ka dhënë asistencën e saj që në fazat e hershme të përshtatjes së legjislacionit, rritjen e kapaciteteve teknologjike, fushatat promovuese dhe trajnimet profesionale të stafit”, u shpreh Sulejmani.

Në fjalën e saj, Hammond përgëzoi drejtuesin e agjencisë për frymën bashkëpunuese ndaj partnerëve amerikanë dhe përqafimit të metodave moderne të lidershipit, duke theksuar se rezultatet e arritura në funksion të përmbushjes së misionit për mbikëqyrjen civile, trajtimin e shkeljeve të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë një hap shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

Në përfundim Sulejmani garantoi një angazhim edhe më të madh në funksion të kthimit të agjencisë në një institucion civil dhe tërësisht të hapur për qytetarët. (Marrë nga ATSH)

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.