Çuçi: Votimi i emigrantëve me postë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste: Numërimi do të bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
“Vota e emigrantëve do të realizohet përmes postës, ndërsa numërimi do të bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, deklaroi sot Bledi Çuçi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Gjatë një konference për mediet, Çuçi tha se vota do t’i bashkangjitet votave të zonës zgjedhore ku emigranti ka patur rezidencën në Shqipëri.
Ai tha se votimi i draftit, i cili do të dakordësohet mes mazhorancës dhe opozitës pritet të votohet të premten në Kuvend.
Ai shtoi se negociatat mes palëve për të gjetur një variant të gjithë pranuar vijojnë.
“Besoj se në diskutimet e fundit që kemi patur do gjendet dhe një dakordësi për këtë punë. Draftin tonë e kemi depozituar dhe për sa i takon votës së atyre që jetojnë jashtë, formula jonë është e qartë: Do të votohet me postë, do të votohet me postën shqiptare ose postë tjetër, që do ta vendosi vetë në varësi të situatave të caktuara nKQZ. Për KQZ ka një konsensus politikë për mënyrën se si është ngritur organi”, tha Çuçi.
“Fillimisht kushti kryesorë është adresa e saktë, ku do duhet të dërgohet zarfi fillimisht tek personi, dhe pastaj mënyra se si do të numërohet vota, edhe kjo është e qartë, do numërohet aty ku ka patur rezidencën në Shqipëri shtetasi shqiptarë. Nëse një komshiu im në Tiranë është emigrant, atij do ti numërohet vota tek qendra e votimit ku jam dhe unë”, u shpreh Çuçi.
“Se ku do të numërohet, kjo është e qartë, do bëhet në KQZ, dhe në bazë të adresave që kanë në regjistrin civilë do të bëhet dhe shpërndarja e votës në numërim. Personi që do të deklarojë se jeton jashtë do t’i hiqet emir nga lista në Shqipëri, dhe atij do ti numërohet vota sikur të ketë votuar në zonën ku ka patur jetuar në Shqiëri. Parakushti kryesorë par për emigrantët është që të kenë një adresë të saktë. Do kemi, besojë unë, një variant të përbashkët për këtë”, tha Çuçi.
Lidhur me listat dhe herësin, ai tha se diskutimet vijojnë.
“Ka patur diskutime dhe me qëllim për arritjen e konsensusit për të adresuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha do të shkojnë drejtë një formule që garanton qartë formulën që ka Kushtetuta. Ka një diskutim, që ne të aplikojmë Kushtetutën, duke e vendosur në mënyrën se si do të vendoset në kodin Zgjedhor. Do vazhdojnë negociatat dhe në këto orë. Ka mbledhje komisioni i ligjeve, ku grupi i dialogut do të adresojë dhe përfundimet e atyre diksutimeve me shpresë që të kemi variant konsensual opozitë mazhorancë. Komisioni do duhet të marri të gjitha diskutimet në konsideratë dhe në fund të premten do futet në rend të ditës”, përfundoi Çuçi.