Ekspozitë në FAB me vepra të përzgjedhura nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve

Ekspozita e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka si drejtues projekti Olsi Laskën dhe kurohet nga Suzana Varvarica.


”Reflektim mbi pasqyrimin vibrues të artit shqiptar në shekullin XX”, titullohet ekspozita e realizuar me vepra të zgjedhura nga fondi i GKA, si pjesë e programit me ekspozita lëvizëse ‘‘Psikologjia shqiptare në artet pamore‘‘.

Ekspozita e mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka si drejtues projekti Olsi Laskën dhe kurohet nga Suzana Varvarica.

Ajo përmbledh një shumësi trajtash, stilesh dhe formash me reminishencë në të tashmen dhe dritë-hije për të ardhmen.

Ministri Blendi Gonxhja shprehet se ekspozita “ju fton të reflektoni mbi atmosferën e imazheve reale dhe irreale, tematikave, personazheve dhe hulumtimeve pamore që kanë shënjuar kalvarin e një shekulli të mundimshëm”.

“Duke kaluar epokat, ky pavilion na zhyt në të kaluarën tonë kolektive, ndalet në zgjimin e fillimnjëzetës, udhëton në përgjumjen e realizmit socialist, dhe takon format e trajtësuara të artit figurativ tronditës. Një shumësi trajtash, stilesh dhe formash me reminishencë në të tashmen dhe dritë-hije për të ardhmen.”, theksoi ai.

“Përjetoni këtë bashkëbisedim figurativ, që përçon fuqinë unike të artit dhe na fton të përqafojmë vlerat e jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare, duke i mbarsur ato në kohën moderne”, shprehet Gonxhja duke ftuar qytetarët për të parë nga afër këtë ekspozitë e cila do të qëndrojë e hapur deri më 15 gusht.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama-shqiptarëve në Nju Jork: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, skadon në 4 mars

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Nju Jork, SHBA, që të regjistrohen…

Global 360

Ahmad al-Sharaa emërohet zyrtarisht president i Sirisë

Administrata gjithashtu autorizoi al-Sharaa të krijojë një këshill të përkohshëm legjislativ për të mbikëqyrur qeverisjen derisa të miratohet dhe zbatohet…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama-shqiptarëve në Nju Jork: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, skadon në 4 mars

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Nju Jork, SHBA, që të regjistrohen…