King-Smith: Shqipëria do të presë në 2025-n, Komunitetin Politik Evropian

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith pati një takim me kryeministrin Edi Rama me rastin e mbarimit të mandatit të tij si ambasador në vendin tonë


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith pati një takim me kryeministrin Edi Rama me rastin e mbarimit të mandatit të tij si ambasador në vendin tonë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasadori u shpreh se takimi ishte si gjithmonë shumë pozitiv dhe konstruktiv.

King-Smith premtoi se, do të qëndroj i angazhuar në mbrojtjen e Shqipërisë dhe kontributet pozitive të qytetarëve legjitimë shqiptarë në Britaninë e Madhe.

“Që kur erdha, tre vjet më parë, Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë krijuar një lidhje tepër të fortë dhe miqësi të vërtetë. I përcolla përshëndetjet e Kryeministrit dhe theksova se si qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe të zgjerojë partneritetin tonë në drejtësi, energji, infrastrukturë, emigracion, mbrojtje, arsim dhe kulturë”, theksoi ai.

Ambasadori nënvizoi se në takim u diskutua për rezultatet e Komunitetit Politik Evropian të javës së kaluar në Britaninë e Madhe, të cilin Shqipëria do ta presë në 2025-n.

“Ne ndajmë të njëjtin vizion për mënyrën sesi bashkëpunimi ynë dypalësh prodhon përfitime reale për njerëzit e të dy vendeve dhe për të gjithë Evropën. Është e rëndësishme që trajektorja pozitive për përgjegjshmërinë, korrupsionin dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri është e qëndrueshme si pjesë e kësaj”, u shpreh ai.

“Ne kemi parë ndikimin që kemi kur kemi bashkuar përpjekjet tona të përbashkëta, duke përfshirë mënyrën se si po mbështesim të rinjtë e talentuar në veri të Shqipërisë dhe duke ndihmuar në sjelljen e ndryshimeve pozitive që të gjithë shqiptarët duan të shohin”, përfundoi ambasadori britanik, King-Smith.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Mbështesim sipërmarrjet që rrisin ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi kompaninë “Hako”, që operon në sektorin e përpunimit të mishit.