Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Rama: Krenar për Shqipërinë

Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së olimpiadës.


Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike në Paris, Francë. Rama në videon e publikuar në rrjetet sociale pasqyron momente nga parakalimi në varkë të skuadrës olimpike shqiptare.

“Krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së olimpiadës, ku sipas organizatorëve, ishin të pranishëm mbi 80 udhëheqës shtetërorë dhe më shumë se 300.000 spektatorë.

Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet prej ditës së djeshme në Paris, Francë.
Rama më herët u prit nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në pritjen e organizuar, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike.

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike nisi sot në Paris. Ekipi kuqezi pjesëmarrës në olimpiadë, përbëhet nga tetë sportistë, katër nga të cilët e kanë siguruar kualifikimin me normë në bazë të perfomancës sportive dhe katër të tjerë janë me ftesë.

Atletja Luiza Gega si dhe tre mundësit Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev e Chermen Valiev janë sportistët e Shqipërisë që shkojnë “Paris 2024” si të kualifikuar me normë. Ekipi shqiptar ka përfituar edhe katër ftesa për “Paris 2024”. Kështu me ftesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të konkurrojë Franko Burraj në atletikë, Greisi Koxhaku dhe Kaltra Meça në not, si dhe Manjola Konini në qitje sportive.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.