Rijetësimi i industrisë së mbrojtjes, Peleshi prezanton projektin në Kuvend

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se ky projektligj përbën një risi me rëndësi në reformën e përgjithshme për rijetësimin e industrisë së mbrojtjes.


Gjatë prezantimit në Kuvend të projektligjit, “Për krijimin e Shoqërisë Shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se ky projektligj përbën një risi me rëndësi në reformën e përgjithshme për rijetësimin e industrisë së mbrojtjes.

“Pas viteve ’90, Shqipëria trashëgoi një arsenal të madh municionesh dhe armatimesh nga koha e kaluar, duke e bërë një nga vendet më të militarizuara në botë. Me hyrjen në NATO, vendi u fut në një proces demilitarizimi për t’u përshtatur me kërkesat e Aleancës. Tani, pas 15 vitesh anëtarësim në NATO dhe në një kohë me kërcënime të reja gjeopolitike, është e domosdoshme që Shqipëria të zhvillojë një industri ushtarake të qëndrueshme”, u shpreh ministri Peleshi.

Ministri Peleshi vuri theksin tek samitet e fundit të NATO-s, ku është miratuar plani i veprimit për prodhimet e mbrojtjes dhe zgjerimin e kapacitetit industrial. Ai tha se industria ushtarake do të kontribuojë në rritjen e të ardhurave në buxhetin e vendit dhe do të krijojë mundësi të reja ekonomike.

Projektligjet parashikojnë krijimin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes për licensimin e operatorëve vendas dhe të huaj, si dhe krijimin e një shoqërie aksionare me kapital shtetëror që do të jetë partneri i shtetit në bashkëpunimet me investitorët potencialë.

Sipas tij “ajo që duam të arrijmë nuk lidhet vetëm me aspektin fitimprurës ekonomik të buxhetit të shtetit, që sigurisht ka rëndësinë e tij. Ajo lidhet gjithashtu, me pozicionimin tonë në rajon, por edhe më gjerë, në aspektin strategjik dhe atë të sigurisë e mbrojtjes. Një platformë e fortë për rijetësimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë do të na ndihmojë të rrisim “peshën” tonë ushtarake në rajon, por edhe të pozicionohemi si një partner kyç i NATO-s në Ballkanin Perëndimor”.

Ministri Peleshi falenderoi për punën dhe mbështetjen ekspertët e Agjencisë së NATO-s për Mbështetjen dhe Prokurimin (NSPA), të cilët realizuan një vlerësim të kapaciteteve që zotëron aktualisht Shqipëria në fushën e industrisë ushtarake, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me operatorët private shqiptarë dhe të huaj për këtë projekt.

Peleshi u shpreh optimist për të ardhmen e kësaj industrie, duke theksuar se Shqipëria do të bëhet një aktor i rëndësishëm në fushën e prodhimit ushtarak dhe do të kontribuojë në forcimin e kapacitetit mbrojtës të NATO-s.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.