Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.


Në fshatin Lin të Pogradecit ka rinisur projekti kërkimor shkencor “Lin 3, Gërmime arkeologjike nënujore” me ekipin shqiptaro-zviceran.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se pas një ndërprjeje, rinisin gërmimet në tokë dhe nën ujë, në afërsi të fshatit Buqezë të Pogradecit duke nxjerrë në dritë elementë të rinj.

Rezultatet e vitit 2023 si dhe datimet e materialit arkeologjik të realizuara në Universitetin e Gjenevës në Zvicër me mbështetjen e Universitetit të Oxford-it në Angli, e rendisin vendbanimin palafit Lin 3 si vendbanimin më të vjetër të kësaj tipologjie në Europë.

Rezultatet mbresëlënëse të studimit të materialit arkeologjik, bindën studiuesit për intensifikimin e hulumtimeve për vitin 2024.

“Gjatë këtij sezoni, arkeologët do të përqendrohen në thellimin e njohurive mbi shtrirjen e këtij vendbanimi, kompleksitetin e ndërtimit, si dhe lidhjet e tij me sitet arkeologjike të së njëjtës periudhë në pellgun e Korçës”, tha Gonxhja.

Duke vlerësuar rëndësinë e këtij zbulimi arkeologjik, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, janë duke punuar për përgatitjen e vendimit për vënien në mbrojtje dhe shpalljen e tij zonë arkeologjike, e cila pritet të finalizohet brenda vitit 2024.

Vitin e kaluar arkeologë shqiptarë dhe zvicerianë gjetën materiale të reja në kërkimet disavjeçare në Lin të Pogradecit, të cilat flasin për vendbanimin më të hershëm liqenor në Europë.

Sipas analizave laboratorike mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.Vendbanimi besohet se ka qenë me shtëpi të ndërtuara mbi shtylla druri ku strehoheshin 200 deri në 500 banorë. (ATSH)

⛏🕵🏻 Ka rinisur Projekti kërkimor shkencor “Lin 3, Gërmime arkeologjike nënujore” me ekipin shqiptaro – zvicerian në…

Posted by Blendi Gonxhja on Friday, July 26, 2024

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!