Pirdeni: 1240 shërbime online, paga mesatare e administratës publike 1000 euro

3.1 milionë të regjistruar në portalin e Albania që përfitojnë 1240 shërbime online


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni theksoi sot se “në vitin 2013, Shqipëria ofronte vetëm 14 shërbime online të përdorura nga 50 mijë qytetarë. Sot, një dekadë më vonë, 3.1 milionë të regjistruar në portalin e Albania që përfitojnë 1240 shërbime online”.

Në fjalën e saj në Kongresin Zgjedhor të PS-së, Pirdeni tha se “kjo forcë politike u bë motori i inovacionit, duke e renditur Shqipërinë të parën në rajon për ofrimin e shërbimeve publike digjitale. Krahas transformimit të madh digjital të Shqipërisë, u punua me durim dhe këmbëngulje për forcimin e skuadrës së madhe të administratës publike”.

“Në këto dhjetë vite, kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm që e pati zanafillën në krijimin e një baze moderne ligjore, e më pas, përmes fuqisë së digjitalizimit, në lehtësimin e aplikimeve për çdo pozicion pune me vetëm një klikim, duke përfshirë edhe pozicionet e mësuesve, infermierëve dhe punonjësve të sigurisë”, tha Pirdeni.

Sot, vijoi Pirdeni, punonjësit e administratës publike janë përfituesit e drejtpërdrejtë të reformës së madhe të pagave të kësaj dekade, që e çoi pagën mesatare për ta në 105.000 lekë ose afro 1000 euro në muaj.

“Tanimë fokusi ynë është zhvillimi i kësaj baze të mirë, përmes promovimit të më mirëve në sektorin publik, si edhe të tërheqjes së më të mirëve nga tregu. Përmes masave të reja që po përgatisim, ne do ta optimizojmë dhe riorientojmë kapitalin njerëzor drejt sektorëve më jetikë për zhvillimin e vendit”, tha Pirdeni.

Ministrja Pirdeni u shpreh se “vala e rienergjizimit të administratës shoqëroret me forcimin e frymës antikorrupsion, jo në aspektin e hetimeve të natyrës penale sepse ato s’janë detyra jonë, po në aspektin e modernizimit të proceseve të punës dhe rritjes së transparencës e të cilësisë së filtrave administrativë”.

“Një shembull domethënës për këtë është, fjala vjen, krijimi i Operatorit të Shërbimeve të Prokurimit, një trupë e specializuar për kryerjen e garave publike, e cila praktikisht ka mundësuar qysh prej disa muajsh që asnjë ministri të mos bëjë më tendera. Mbase pak, po shumë e sigurt, që kjo ndërhyrje e fortë strukturore shmang titullarët dhe stafet teknike të ministrive në organizimin e tenderave, duke i ndarë institucionet qëndrore politikëbërëse, qoftë nga barra e një detyre me shumë ngarkesë të natyrës teknike, po qoftë edhe nga ngarkesa e lartë e paragjykimeve që është bërë zakon të shoqërojnë çdo tender publik. Më duket me vlerë të sjell këtu në vëmendjen e të gjithëve se ndërkohë që kjo ngarkesë paragjykimesh është rritur, si rezultat i konfliktit politik me akuza për çdo gjë e kurdoherë, vlerësimet teknike ndërkombëtare të rezultateve të reformës e të masave të marra në fushën e prokurimeve publike, e kanë rreshtuar Shqipërinë të parën ndër vendet e rajonit”, nënvizoi Pirdeni.

Më tej Pirdeni tha se besojmë se me përfundimin e inovacionit më të ri të AKSHI-t, për modelin e Inteligjencës aArtificiale në këtë fushë, prokurimet publike në Shqipëri do të hyjnë në një fazë cilësie e transparence të denjë për një shtet të zhvilluar të Bashkimit Europian.

“Ne besojmë përditë e më shumë se fijet e dukshme dhe të padukshme që lidhin një zyrtar publik me një akt të prezumuar korruptiv, kanë hyrë në një fazë këputjeje sistemike, qoftë falë punës që po bëjnë institucionet ligjzbatuese, e posaçërisht SPAK-u, qoftë falë pikërisht sa u përpoqa të them shkurtimisht më lart. Jo më larg se këtë javë nisëm një raund të gjerë konsultimesh të Strategjisë së re Antikorrupsion, një dokument i ri bazë për këtë fazë të re të luftës kundër korrupsionit, me fokus goditjen e tij aty ku ai ndikon më thellë – në jetët, shëndetin dhe bizneset e qytetarëve tanë, me synim drejt qeverisjes më të hapur e më transparente në sektorët më të ndjeshëm si pronat, tatimet, doganat, shëndetësinë, arsimi”, tha Pirdeni.

Ministrja Pirdeni u shpreh se “dyert e Shqipërisë, ngahera të Zotit dhe mikut, janë hapur si asnjëherë më parë për botën mbarë. Shqipëria turistike ka hyrë në hartat e udhëtarëve nga të gjitha kontinentet si një destinacion unik, kozmopolitan dhe i sigurt, ku vlerat evropiane preken gjithnjë e më ndjeshëm, në një garë me vizionin e vetes më të mirë.
E përtej Shqipërisë së bukurive natyrore, perlave të trashëgimisë kulturore e zonave urbane e rurale të rilindura që vizitohen gjithnjë e me dendur nga miq të huaj, ndërkohë që në të tjera zona vazhdon puna me kantiere të mëdha e të vogla, për rilindjen urbane e rurale të vendit, në tryezat e Brukselit, administrata jonë publike nguliti në mendjet e mijëra kolegëve të administratës evropiane, një imazh surprizues, madje befasues për shumëkënd, falë përfaqësuesish dinjitozë, profesionistë, e të përkushtuar nga zyrat e të gjitha institucioneve tona publike”.

“Ballafaqimi shumë sfidues me Brukselin shënjoi jo vetëm një moment të së vërtetës për vlerën e kapitalit njerëzor në administratën tonë, por ishte edhe një dëshmi kuptimplotë e pjekurisë institucionale që kemi arritur të ndërtojmë përgjatë këtyre 10 viteve përgatitje të këtij momenti historik. Përgjatë kësaj dekade, ne i shndërruam shumë sfida në mundësi dhe provuam me fakte se Shqipëria, deri dje një hije e dyshuar në radarin e Brukselit, mund të jetë një shembull suksesi dhe të bëhet ambasada par excellence e Evropës në Ballkan”, tha Pirdeni.

Nga kjo shkallë e re dinjiteti, shtoi Pirdeni, nuk mund të ketë kthim pas, po vetëm ngjitje më lart, deri në majën e Shqipërisë 2030.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…