Hasani me homologun boshnjak: Rihapja e ambasadave respektive, vullnet për intensifikimin e marrëdhënieve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim ministrin për Punët e Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim ministrin për Punët e Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic.

Në një deklaratë të përbashkët për media Hasani u shpreh se, potenciali i zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe është ende i pashfrytëzuar.

“Me ministrin Konaković, zhvilluam bisedime të sinqerta dhe të frytshme, shqyrtuam dhe vlerësuam ecurinë e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, dhe konstatuam se, potenciali i zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe është ende i pashfrytëzuar siç duhet. E pra, vendosëm disa piketa të punës sonë të mëtejshme dhe diskutuam drejtimet për hedhjen e shinave të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh”, u shpreh Hasani.

Kryediplomati shqiptar theksoi se vullneti është që të ecet sa më shumë përpara.

“Shqipëria vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Bosnjë-Hercegovinës dhe hapat e hedhur në këtë drejtim, të cilat së fundi kanë dhënë rezultat konkret në procesin e integrimit të Bosnjë-Hercegovinës. Statusi i vendit kandidat dhe vendimi dhe rekomandimi i Komisionit për çeljen e negociatave, është jo vetëm një stimul i fuqishëm, por edhe konfirmim i patjetërsueshëm në rrugën e afrimit me Bashkimin Europian. I shpreha kolegut Konaković vullnetin dhe gatishmërinë për të mbështetur edhe më tej avancimin e Bosnjë-Hercegovinës në rrugën e saj drejt BE-së përmes shkëmbimit të përvojës dhe asistencës teknike”, tha ai.

Shqipëria, theksoi ai, “është e gatshme për të ofruar asistencë teknike”.

Hasani nënvizoi se integrimi ekonomik rajonal është prioritet që sjell përfitime të prekshme

Kryediplomati Hasnai gjithashtu kërkoi një rivlerёsim të qëndrimit të Bosnje – Hercegovinës, sa i takon Kosovës në nismat rajonale.

“Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina ndajnë një qasje të njëjtë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal, dhe në këtë kuadër, i shpreha mikut tonë boshnjak kërkesën për një rivlerёsim të qëndrimit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale, apo edhe për lehtësimin e disa problematikave që kanë të bëjnë me shkëmbimet ndërnjerëzore Bosnje-Hercegovine-Kosovë. Si vende fqinje në rajon, por edhe si realitete gjeopolitike të shekullit të ri në funksion të paqes dhe stabilitetit në hapësirën tonë të përbashkët, por edhe në një kontekst më të gjerë, lypset që Kosova të këqyret në një optikë bashkëkohore, realiste e pragmatike”, u shpreh Hasani.

Hasani u shpreh se. Shqipëria mbështet tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Bosnjes.

Po ashtu, ai theksoi se, Shqipëria ishte bashkësponsorizuese e rezolutës së OKB për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës.

(Marrë nga ATSH)

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…