Rama: Mandati ynë i katërt, mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndau pjesë nga fjala e tij në Kongresin e PS.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndau sot pjesë nga fjala e tij në Kongresin e PS.

Rama u shpreh se, “mandati ynë i katërt do jetë mandati i pathyeshmërisë së sigurtë të progresit të pandalshëm, mandati i mbledhjes së shumë fryteve të tjera të punës së gjatë e të vështirë të këtyre viteve në drejtimin e Shqipërisë”.

“Mandati i një pune të jashtëzakonshme për nga volumi dhe nga sfidat për ta kapërcyer kthesën e madhe historike që nisëm një dekadë më parë dhe për ta mbyllur me sukses procesin e negociatave të anëtarësimit në BE”, tha Rama.

“Kuvendit të ri nuk do i mjaftojë vetëm përvoja e domosdoshme e deputetëve me vjetërsi, e deputetëve me ndërgjegje, e deputetëve me përgjegjshmëri në përfaqësimin e PS, por do t’i duhen dijet, do t’i duhen aftësitë do t’i duhet dëshira e të rinjve që do afrojmë me doemos, me doemos për sprovat e mëdha të mandatit të katërt dhe me të rinj e me të vjetër nuk kam parasysh moshën në regjistrin e gjendjes civile, por njerëz të rinj., figura të reja publike, me eksperienca të ndryshme pune, me energji, me ambicie, me vullnet për Shqipërinë pavarësisht moshës, pavarësisht gjinisë, pavarësisht vendndodhjes, pavarësisht mbiemrit, pavarësisht pasurisë”, theksoi Rama.

Mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian🇦🇱👐🏿🇪🇺

Mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian🇦🇱👐🏿🇪🇺

#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱

Posted by Edi Rama on Monday, July 29, 2024

Lexo më shumë nga

Viti 2025 vjen me mbarësi, lindin binjakët Ares dhe Rajd

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili uron në rrjetet sociale: “Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Viti 2025 vjen me mbarësi, lindin binjakët Ares dhe Rajd

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili uron në rrjetet sociale: “Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe…