Transfertat në euro, Sejko: Me SEPA, pagesa të shpejta, të sigurta dhe më të lira

Shqipëria pritet të hyjë në SEPA, Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave.


Shqipëria pritet të hyjë në SEPA, Zonën e Përbashkët Evropiane të Pagesave.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko përmes një videomesazhi në rrjete sociale tha se, “me SEPA pagesat janë të shpejta, të sigurta dhe më të lira”.

“Pagesat mund të bëhen nga kudo në Europë dhe në çdo kohë. Me SEPA nuk do të ketë më vonesa apo tarifa të larta për transferimet kufitare të euros”, u shpreh Guvernatori, teksa solli në vëmendje se qytetarët mund të dërgojnë para me komoditet të lartë dhe me çmime disa herë më të ulëta nga aktualisht.

Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA shihet pozitivisht edhe nga industria bankare.

Bledar Shella, President i Shoqatës Shqiptare të Bankave u shpreh se, përfitimet e SEPA-s për bankat shqiptare dhe klientët e tyre, individë dhe biznese është një ulje e ndjeshme e kostos së tranfertave në të gjithë europën dhe një lehtësim i ndjeshëm i tyre.

“Bankat shqiptare janë të vendosura për emetimin sa më shpejtë të këtij sistemi në mënyrë që të rrisin më tej transfertat elektronike dhe të ndihmojnë klientët e tyre”, tha Shella.

Suzana një e re që operon në fushën e bujqësisë tregon se për të rritur prodhimin në fermën e saj, i duhet një makineri e re farëzimi e cila aktualisht gjendet vetëm në Gjermani dhe kushton 5 mijë euro. Por pagesa e furnitorëve është një makth, thotë ajo.

Ndërsa Suzana nuk e llogarit dot se sa kohë do t’i duhet dhe sa do t’i kushtojë kjo pagesë, integrimi në SEPA do ta bëjë jetën e Suzanës më të thjeshtë dhe do t’i ulë kostot për pagesat e furnitorëve.

Lidhur me këtë risi në fushën financiare dhe bankre, ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete thotë se, “në momentin e aderimit të trasfertave euro në BE-në, do të konsiderohen sikur të jenë bërë nga një vend anëtar i BE-së.

“Përmes saj, pagesat dhe transfertat për dhe nga Shqipëria mund të kryhen kudo nga Bashkimi Evropian, duke e bërë procesin më të shpejtë, më të lirë dhe më të lehtë”, tha ai. (ATSH)

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Voto me të dyja duart numrin 5 për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot, se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e…