Gonxhja: Numri i të siguruarve si të vetëpunësuar në bujqësi u rrit me 15.2%

Zbatimi nga qeveria e skemave të subvencionimit në bujqësi, si dhe rritja e ndërgjegjësimit për nevojën e pagesës së kontributeve kanë sjellë një shtim të numrit të të siguruarve që punojnë si të vetëpunësuar.


Zbatimi nga qeveria e skemave të subvencionimit në bujqësi, si dhe rritja e ndërgjegjësimit për nevojën e pagesës së kontributeve kanë sjellë një shtim të numrit të të siguruarve që punojnë si të vetëpunësuar.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se, për periudhën janar – qershor 2024 numri i të siguruarve si të vetëpunësuar në bujqësi arriti në 24,930, me 15.2% më shumë se e njëjta periudhë një vit më parë.
Ministri njoftoi se Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtoritë Rajonale po ndërmarrin fushata të vazhdueshme të ndërgjegjësimit në terren, me qëllim që të vetëpunësuarit në bujqësi të përfitojnë nga avantazhet që ofrojnë skemat e dedikuara për këtë kategori.
Bujqësia është një sektor i rëndësishëm në ekonominë e vendit ndhe jë burim i rëndësishëm punësimi.

Bujqësia vitet e fundit, po vijon të rrisë në mënyrë të qendrueshme kontributin e saj në PBB dhe ka rritur forcën e angazhuar në punë në sektorin rural në nivelin 33.9 % të totalit të të punësuarve në shkallë vendi.

Sipas statistikave nga INSTAT të publikuara së fundi mbi “Tregun e Punës 2023”, rezulton se bujqësia punëson 33.9 për qind të totalit të individëve në marrëdhënie pune.

Tashmë fakt është që ekonomitë rurale krahas modelit të vetëpunësimit familjar po orientohen në zgjerimin e punësimit në mbi 10 persona, në varësi edhe të zhvillimit të aktivitetit të tyre, duke kontribuar në rritjen e angazhimit me punë në këtë sektor.

Referuar të dhënave nga këndvështrimi i grup-profesioneve, rezulton se në vitin 2023, punonjësit e kualifikuar të bujqësisë dhe të lidhur me tregtinë, përbëjnë 46,2 % të të punësuarve.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm