
Tavo: Dera e zyrës sime do të jetë e hapur për të gjithë
Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Himarë, Vangjel Tavo u zotua sot se bashkia e Himarës do të jetë bashkia e të gjithë qytetarëve.

Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Himarë, Vangjel Tavo u zotua sot se bashkia e Himarës do të jetë bashkia e të gjithë qytetarëve.
Përmes një videomesazhi, Tavo siguroi se dera e zyrës së tij do të jetë e hapur për të gjithë.
“Si kryetar i Bashkisë, unë ju zotohem se Bashkia e Himarës do jetë Bashkia Juaj. Dhe dera e zyrës sime do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë ju”, u shpreh Tavo.
Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook
Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 4 gushtit për kryetar të bashkisë Himarë, Tavo kandidon nën siglën e PS-së përball kandidatit të mbështetur nga opozita, Petro Gjikuria.