Vengu: Transformim rrënjësor me dy porte, Marina Turistike e Durrësit dhe Porti Tregtar

Ministri i ri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili mbante më parë detyrën e drejtorit të Autoritet Portual Durrës theksoi sot se rezultatet e arritura në angazhimin e tij të mëparshëm, ku u shpreh krenar që ishte pjesë e asaj skuadre.


Ministri i ri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili mbante më parë detyrën e drejtorit të Autoritet Portual Durrës theksoi sot se rezultatet e arritura në angazhimin e tij të mëparshëm, ku u shpreh krenar që ishte pjesë e asaj skuadre.

Në një postim në rrjetet sociale Vëngu tha se “kur mora drejtimin e Autoriteti Portual Durrës nuk mund të përfytyroja sfidat natyrore e njerëzore që do përjetonim, duke na devijuar nga objektivat zhvillimore të Qeverisë për infrastrukturën portuale’.

“Nga tërmeti shkatërrues i 2019, ku prioritet ishin qytetarët dhe Porti i Durrësit shërbeu si qendër logjistike për të gjithë mbështetjen ndërkombëtare në ato momente të vështira, duke vijuar me pandeminë botërore, ku na u imponuan sjellje të reja njerëzore, Porti vazhdoi pa ndalur furnizimin e tregut të brendshëm dhe atij rajonal. Rikuperimi nisi me vizionin e ri për administrimin portual, në rrugëtimin pa kthim drejt transformimit rrënjësor në Autoritetin me Dy Porte, Marina Turistike e Durrësit nga njëra anë dhe Porti Tregtar i Porto Romanos nga ana tjetër, projekte që tashmë po jetësohen”, theksoi Vëngu.

“Falë këmbënguljes dhe dedikimit të një skuadre të madhe ekspertësh të institucioneve tona, nga Ministria e Infrastrukturës, Autoriteti Portual, Forca Detare dhe deri tek Universiteti Politenik i Tiranës, të gjithë të vetëdijshëm se një vepër e tillë mund të realizohet vetëm një herë në 100 vjet”.

Vëngu u shpreh se “Durrësi dhe Porto Romano janë dy anë të së njëjtës medalje, të pandara, të pandashme dhe që kompletojnë njëra-tjetrën dhe kur themi që Durrësi do të ketë dy porte, sot kjo ambicie bëhet një realitet i prekshëm”.

“Në ndërkohë volumet tregtare kanë njohur rritje vit pas viti, e sot me krenari mund ta them që e gjithë kjo është meritë e njerëzve që punojnë në sektorin detar-portual. Pikërisht kontributit e sakrificës së tyre të pamatë u kemi dedikuar “Javën e Detarisë” e Ditën e Detarëve, të kthyera tashmë në traditë. Për kualifikimin, rritjen profesionale të burimeve njerëzore dhe afrimin e të rinjve me detarinë, kemi bërë të mundur ngritjen e Qendrës së parë të Ekselencës për Çështjet Detare(CEMA), që tashmë është funksionale dhe efikase”, nënvizoi Vëngu.

Vëngu tha se “shumë aktivitete, punë, sensibilizim social, dedikim, durim dhe profesionalizëm, janë vetëm pak nga shumë virtytet që njerëzit e punës në Autoritetin Portual e gëzojnë dhe për të cilën jam krenar që isha pjesë e kësaj skuadre”.

Vëngu u shpreh “mirënjohje për Belinda Ballukun për mundësinë që më dha ta përjetoja këtë rrugëtim dhe për lidershipin e saj pa kompromise. Me falënderime të posaçme për anëtarët e Këshillit Drejtues të APD për këshillat dhe mbështetjen dashamirëse”.

Ministri i ri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka marrë sot zyrtarisht detyrën, pas betimit me dorën mbi Kushtetutën e vendit, para Presidentit të Republikës Bajram Begaj. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…