Rama: Mbi 86 mijë vizitorë në 7 muaj në Muzeun “Gjergj Kastrioti” në Krujë

Turistët e huaj e kanë kthyer Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë në ndalesë të pashmangshme gjatë turit në Shqipëri


Turistët e huaj e kanë kthyer Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë në ndalesë të pashmangshme gjatë turit në Shqipëri, por në qytet nuk mungojnë edhe vizitorët vendas.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë, i cili është kthyer në një atraksion të madh turistik.

Kryeministri bëri të ditur se plot 86,708 vizitorë e kanë vizituar këtë muze vetëm në 7-mujorin e parë të vitit, ose mbi 90% më shumë krahasuar me vitin 2023.

Në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.

Në muze numërohen disa pavijone si, pavijoni i Antikitetit dhe Mesjetës së Hershme, pavijoni i Principatave Shqiptare, i Pushtimit Osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavijoni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kancelaria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavijoni i trashëgimisë dhe i jehonës.

Në këto pavijone janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, kambana e vitit 1462, shpata origjinale të shekullit XV, etj. (ATSH)

Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muzhaqi: Mbështetje çdo vit për 500 të rinj me projekte komunitare

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit…