25 milionë euro për Ekonominë Blu, Denaj: Zhvillim të qëndrueshëm sektorit të peshkimit

Shqipëria garanton 25 milionë euro për Ekonominë Blu, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë detare dhe bregdetare falë marrëveshjes së bashkëpunimit Shqipëri – Itali


Shqipëria garanton 25 milionë euro për Ekonominë Blu, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë detare dhe bregdetare falë marrëveshjes së bashkëpunimit Shqipëri – Itali, projektvendimi i të cilit u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “programi “Ekonomia Blu” kontribuon duke i ofruar institucioneve dhe sektorit privat mundësi të reja në procesin e anëtarësimit në BE”.

Sipas saj, ky program përputhet me Strategjinë për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Peshkimin 2021-2027, dhe synon përmirësimin e infrastrukturës së peshkimit dhe mbështet peshkimin në shkallë të vogël në të gjithë bregdetin shqiptar.

Gjithashtu, u shpreh ministrja, ky hap do të ndihmojë në nxitjen e punësimit, formalizimin, modernizimin e sektorit, duke rritur konkurrencën dhe zhvillimin e tij të qëndrueshëm.

“Investimi kontribuon në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së 2030, për sigurinë ushqimore, modelet e qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit, dhe ruajtjen e burimeve detare”, tha Denaj. (ATSH)

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…