Rrumbullaku: Skuadra të përbashkëta hetimore me FBI-në kundër krimit të organizuar

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, priti sot në takim një delegacion të Zyrës Federale të Hetimit të SHBA-së


Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, priti sot në takim një delegacion të Zyrës Federale të Hetimit të SHBA-së, të shoqëruar nga drejtuesi i Programit Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP) në Ambasadën amerikane, Richard Deasy.

Gjatë takimit, Rrumbullaku falënderoi qeverinë amerikane dhe agjencitë e saj për asistencën e dhënë për Policinë e Shtetit, duke nënvizuar bashkëpunimin profesional dhe të besueshëm në çështjet e hetimit e goditjes së krimit dhe terrorizmit.

Drejtori i Përgjithshëm nënvizoi qasjen proaktive të Policisë së Shtetit për hetimin e krimit të organizuar dhe rëndësinë e bashkëpunimit me FBI-në për shkëmbimin e shpejtë dhe në kohë reale të informacionit dhe nevojën e angazhimit nëpërmjet skuadrave të përbashkëta hetimore.

Gjatë takimit, Rrumbullaku e njohu delegacionin amerikan edhe me rezultatet e aksionit më të fundit, në bashkëpunim me palën britanike, për goditjen e trafikimit të armëve. (ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.