Rindërtimi, Rama: 85 pallate dhe 996 apartamente gati brenda vitit në Spitallë

Lagjja e re urbane në Spitallë është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme nga vendet e parkimit, hapësirat e gjelbra dhe qendra të ndryshme shërbimi.


Në lagjen e re në Spitallë të Durrësit po kryhen punimet e fazës përfundimtare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga lagjja e re, e ndërtuar me kushte bashkëkohore.

“Lagjja e re në Spitallë me 85 pallate dhe 996 apartamente ku brenda këtij viti familjet do të marrin shtëpitë e reja”, u shpreh Rama.

Brenda këtij muaji bashkia e Durrësit do të hedh shortin për familjet që do të përfitojnë shtëpi të reja në këtë zonë.

Lagjja e re urbane në Spitallë është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme nga vendet e parkimit, hapësirat e gjelbra dhe qendra të ndryshme shërbimi.

Zona e Spitallës në Durrës po transformohet rrënjësisht vitet e fundit, falë projekteve madhore të rikualifikimit urban, të cilat ofrojnë standarde moderne të infrastrukturës, dhe përmirësim të ndjeshëm të jetës së përditshme të banorëve. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…