Hoxha përkujton 4 Dëshmorët e Atdheut: Sakrifica e tyre, na tregon se siguria kërkon heroizëm e përkushtim

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha përkujtoi sot rënien e katër Dëshmorëve të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari


Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha përkujtoi sot rënien e katër Dëshmorëve të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari

“Këta trima, të cilët humbën jetën 15 vite më parë, na kujtojnë me sakrificën e tyre të përhershme, se siguria e vendit tonë kërkon përkushtim dhe heroizëm të jashtëzakonshëm”, u shpreh Hoxha në një reagim në rrjetet sociale.

Në emër të Ministrisë së Brendshme dhe gjithë shqiptarëve, Hoxha shprehu mirënjohjen dhe respektin më të madh për këta heronj.

“Kujtimi i tyre do të mbetet i gjallë në zemrat tona dhe në historinë e Shqipërisë”, nënvizoi Hoxha.

Ministri theksoi se, “falë sakrificës së tyre, ne vijojmë të gëzojmë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme. Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur dhe forcuar vlerat dhe idealet, për të cilat ata ranë”.

“I paharruar qoftë gjithmonë kujtimi i Dëshmorëve të Atdheut! Lavdi të përjetshme!”, përfundoi mesazhin e tij Hoxha.

Ceremoni përkujtimore në 15-vjetorin e rënies në krye të detyrës të 4 Dëshmorëve të Atdheut

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit” dhe në 15-vjetorin e rënies në krye të detyrës të punonjësve të Policisë së Shtetit, të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari, u zhvillua sot një ceremoni përkujtimore në qytetin e Durrësit.

Në ceremoni morën pjesë zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtues të pushtetit vendor, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut, si dhe kolegë të të rënëve dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

Në nderim të katër të rënëve u përurua memoriali, vepër e skulptorit Ardian Pepa, realizuar nën kujdesin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Po ashtu, me propozim të bashkisë së Durrësit, këshilli bashkiak ka vendosur emërtimin e kësaj rruge “Dëshmorët e Policisë”.

Ky akt përbën një kujtesë ndër breza për mundin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo punonjësi policie, që ka shërbyer dhe shërben në çdo skaj të vendit për të mbrojtur jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve.

Ceremonia e sotme nderoi kujtimin e të rënëve, por njëherazi ishte edhe vlerësim ndaj të gjithë atyre punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët ndër vite dhanë jetën në përmbushje të misionit dhe detyrës në luftë kundër krimit. (ATSH)

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Paketa e Maleve”, Gonxhja: 500 sipërmarrësit e parë, zero taksa për 10 vjet

Ministri i MEKI ftoi shqiptarët jashtë vendit, ta konsiderojnë këtë paketë një mundësi me vlerë