Kryeparlamentari i Ukrainës uron Spiropalin: Ju ftoj të vizitoni Ukrainën

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk ka uruar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes.


Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk ka uruar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes.

Në urimin që Stefanchuk i ka dërguar Spiropalit e fton të vizitojë Ukrainën.

“Në emër të Verkhovna Rada të Ukrainës dhe në emrin tim, Ju uroj për emërimin në postin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ne vlerësojmë shumë qëndrimin konsistent të Kuvendit të Shqipërisë dhe mbështetjen për popullin e Ukrainës, i cili po i reziston me guxim agresionit të armatosur rus në shkallë të gjerë”, shkruan ai.

Stefanchuk shprehet i bindur se, Ukraina dhe Shqipëria, duke ndarë prioritete të përbashkëta të politikës së jashtme, kanë mundësi të mëdha për përparimin e bashkëpunimit të suksesshëm.

“Duke konfirmuar gatishmërinë dhe vullnetin për të avancuar bashkëpunim konstruktiv mes dy shteteve, veçanërisht në nivel parlamentar, Ju ftoj të vizitoni Ukrainën në një kohë të përshtatshme”, thekson ai.

“Ju uroj, e dashur kolege, shëndet, suksese dhe arritje të reja në përgjegjësitë ligjbërëse dhe paqe, harmoni e prosperitet për popullin e Republikës së Shqipërisë. Ju lutemi pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…