Lojërat Olimpike – Kina fiton medaljet e notit, amerikanët humbasin garën e tyre të preferuar

Në Lojërat Olimpike të Parisit, Kina fitoi medaljen e artë të notit në finalen e stafetës 4 x 100 metra të përzier për meshkuj


Nga Dr. Enriko Ceko

Kina është pjesëmarrëse e Lojrave Olimpike që nga viti 1924.

Kina është vendi që ka më shumë medalje në Lojërat Olimpike ndër vendet e rajonit të Azi – Oqeanisë.

Kina është një ndër pesë vendet që kanë më shumë medalje, së bashku me Rusinë, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pekini është i pari qytet që ka pritur dhe organizuar edhe Lojërat Olimpike Verore (2008) edhe Lojërat Olimpike Dimërore (2022).

Në Lojërat Olimpike të vitit 2020, organizuar në Japoni, Kina fitoi 38 medalje ari, 32 argjendi dhe 18 bronzi, në një shumëllojshmëri sportesh.


Në Lojërat Olimpike të Parisit, Kina fitoi medaljen e artë të notit në finalen e stafetës 4 x 100 metra të përzier për meshkuj/CFP

Në Lojërat Olimpike të Parisit, Kina fitoi medaljen e artë të notit në finalen e stafetës 4 x 100 metra të përzier për meshkuj/CFP

Në Lojërat Olimpike të Parisit, që janë ende duke u zhvilluar, Kina fitoi medaljen e artë të notit në finalen e stafetës 4 x 100 metra të përzier për meshkuj.

Notarët kinezë, Xu Jiayu, Qin Haiyang, Sun Jiajun dhe Pan Zhanle prekën murin në tre minuta 27.46 sekonda, më shumë se gjysmë sekonde përpara notarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ryan Murphy, Nic Fink, Caeleb Dressel dhe Hunter Armstrong, që rezultuan në 3:28.01. Francezët Yohann Ndoye-Brouard, Leon Marchand, Maxime Grousset dhe Florent Manadou morën medaljen e bronztë me kohën 3:28.38.

Ky është një rezultat dhe një arritje e padikutueshme e sportit kinez, pasi u thye ecuria e 10 medaljeve të arta të njëpasnjëshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë garë, për një periudhë dyzetë vjeçare, duke filluar që nga Lojërat Olimpike të zhvilluara në Los Anxhelos, në vitin 1984.

Pan Zhanle, fitoi edhe medaljen e artë në 100 metra stil i lirë, duke thyer rekordin botëror, që e mbante po ai. Me këtë rast ai tha: “Ne kemi bërë një ekip të mirë dhe kemi arritur të marrim një rezultat të madh”. Koha e Panit prej 45.92 përfaqëson një nga ndarjet më të shpejta të stilit të lirë në 100 metra në histori.

Në Lojërat Olimpike të Parisit, Kina fitoi medaljen e artë të notit në finalen e stafetës 4 x 100 metra të përzier për meshkuj/CFP

Qin Haiyang shënoi gjithashtu një shpejtësi mahnitëse 57.98 në garën individuale, duke mposhtur notarin francez Leon Marchand.

Xu Jiayu, e mbylli garën individuale me 52.37, duke fituar një tjetër të artë, që i shtohet dy medaljeve të tij prej argjendi.

Është e ditur se në përgjithësi sportistët kinezë kalojnë tre a katër herë më shumë teste anti-doping se sa sportistët e vendeve të tjera, dhe këto testime shpesh ndryshojnë edhe planet dhe agjendat e punës dhe stërvitjes së sportistëve kinezë.

Siç ndodh rëndom sa herë që një sportist kinez arrin rezultate të tilla, mediat perëndimore vrapojnë të ngrenë dyshime, të hedhin baltë e të aludojnë për përdorim të stimulantëve të ndaluar dhe për veprime antisportive. Në rastin konkret, këto media dolën edhe kundër kompetencave të WADA-s (Agjencia Botërore Anti-Doping).

Me këtë rast, një ndër anëtarët e Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Pau Gasol, që ka përfaqësuar ekipin spanjoll të basketbollit për meshkuj në pesë edicionet e Olimpiadës, nga Athina 2004, në Tokio 2020, i përshkroi “të pafata” testet e shpeshta të dopingut të cilave u janë nënshtruar notarët kinezë dhe kërkoi respektimin e autoritetit të Agjencisë Botërore Anti-Doping dhe sistemin e saj të testimit.


Notarët kinezë, Xu Jiayu, Qin Haiyang, Sun Jiajun dhe Pan Zhanle prekën murin në tre minuta 27.46 sekonda/CFP

Ai, në një konferencë për shtyp, citohet të ketë thënë: “Në teste nuk u gjet absolutisht asgjë. Nuk jam i sigurt nëse testimi i notarëve kinezë dy ose tre herë më shumë se të tjerët në vit është i drejtë apo jo”.

Një nga ngjarjet më specifike të cilën Agjencia Amerikane Anti-Doping (USADA) dhe disa media ndërkombëtare e kanë publikuar e ripublikuar disa herë, nga prilli i këtij viti, duke lënë shkas që këto publikime të besohet se janë të motivuara politikisht, është një incident i kontaminimit të ushqimit që preku 23 notarë kinezë në vitin 2021.

Duket se këto publikime janë përpjekje për të dëmtuar sistemin e testimit të WADA-s, dhe nxitin pakënaqësinë publike ndaj atletëve të ndryshëm, përfshirë edhe ata kinezë, siç bëri së fundmi edhe New York Times, duke keqinterpretuar testet pozitive për clenbuterol që përfshinin atletët kinezë në vitin 2022.

Gasol i ka përshkruar raportet e mediave amerikane si “të diskutueshme” dhe u kërkoi qytetarëve që t’i besojnë organit më të lartë qeverisës ndërkombëtar anti-doping, WADA, puna e së cilës duhet të kuptohet dhe të respektohet dhe, duke shprehur simpatinë për lojtarët kinezë, vlerësoi bashkëpunimin e tyre për kryerjen e këtyre testeve.

Sipas World Aquatics, “organizatat anti-doping kanë testuar çdo notar kinez mesatarisht 21 herë që nga 1 janari 2024, një numër dukshmërisht i lartë, krahasuar me mesataren prej gjashtë herë për homologët e tyre amerikanë dhe katër herë për ata nga Australia”.

Kina ka bërë të qartë se mbështet plotësisht të gjitha përpjekjet e bëra nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) për të identifikuar dhe ndëshkuar çdo atlet, që përdor substance të palejuara për të arritur sukses të padrejtë në garat olimpike dhe / ose në çdo garë tjetër, pavarësisht nga vendi që ai ose ajo deklaron për vendlindje.

Përpara fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit, Agjencia Kineze Anti – Doping, lëshoi një deklaratë me anë të së cilës deklaroi se “pret me padurim të punojë me të gjitha palët e interesuara për të mbështetur WADA-n në zbatimin e qeverisjes së pavarur, të drejtë, të harmonizuar dhe efektive në mbarë botën, me shpresën e sinqertë se me anë të sportit të mund të ndërtojmë ura besimi dhe mund të punohet së bashku me të gjitha palët e interesuara për stabilitetin, bashkëpunimin, zhvillimin e harmonizuar dhe përmirësimin e sistemit global të qeverisjes anti-doping”.

Ky rezultat ka thyer ecurinë e 10 medaljeve të arta të njëpasnjëshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në stafetën 4 x 100 metra të përzier për meshkuj/CFP

Edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) duket se është tërësisht i pakënaqur me faktin se si amerikanët i përdorin këto situata. Disa ditë më parë, ky komitet përzgjodhi Salt Lake City si mikpritës të Lojërave Olimpike Dimërore 2034, por vendosi kushtin e pazakontë që: “Nëse SHBA vazhdon të vërë në dyshim legjitimitetin e strukturave dhe procedurave të WADA-s, atëherë IOC mund t’i heqë të drejtën SHBA-ve të organizojnë këto lojëra në vitin 2034.

Njerëzit në mbarë botën duan që të shikojnë lojëra dhe gara, që nuk cenohen nga manipulimet dhe mashtrimet, që mund të vijnë edhe nga përdorimi i substancave të palejuara, por nuk është detyrë e qeverive dhe shteteve të ushtrojnë kontroll, të bëjnë rolin e xhandarit, dhe tw bombardojnë publikun me lajme e raporte, pasi këtë detyrë e kanë organizatat ndërkombëtare dhe në rastin konkret është WADA – Agjencia Botërore Anti-Doping.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…