Vëngu në bazën ajrore të Kuçovës: Dronët “Bayraktar” së shpejti në gatishmëri edhe për emergjencat

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, shoqëruar edhe nga Komandanti i Forcës Ajrore Gjeneral brigade Ferdinant Dimo inspektuan bazën ajrore të Kuçovës dhe njësinë e dronëve


Pas testit të kaluar me sukses për misione gjatë natës, dronët “Bayraktar” do të kalojnë së shpejti në funksion monitorues 24 orë në shtatë ditë të javës, si një element mbështetës i rëndësishëm krah autoriteteve vendore në betejën kundër zjarreve.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, shoqëruar edhe nga Komandanti i Forcës Ajrore Gjeneral brigade Ferdinant Dimo inspektuan bazën ajrore të Kuçovës dhe njësinë e dronëve, e cila tashmë është plotësuar me personel të kualifikuar.

Kjo njësi tashmë ka rritur gatishmërinë edhe pas trajnimit të pilotëve për misionet në kushtet e errësirës.

Dronët UAV janë përdorur prej disa ditësh në operacionet e përbashkëta me forcat e tjera në luftën kundër zjarreve, për një evidentim më të saktë të vatrave.

Rezultatet e imazheve të dronëve “Bayraktar” do të jenë kyçe për të mbështetur bashkitë edhe në procesin e evidentimit të dëmeve të krijuara nga zjarret. (ATSH)

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm