AFP: Sazani apo kopshti i Edenit i dashur nga të gjithë

Agjencia Franceze e Lajmeve shkruan për ishullin e Sazanit


Musolini e deshi dhe aty ndërtoi një shtëpi, Enver Hoxha e bëri bazë ushtarake të izoluar nga bota, ndërsa sot Ivanka Trump dëshiron të transformojë ishullin në një bunker për milionerët, vila luksoze dhe pamje që të lë pa frymë.

”Është pak më pak se një pjesë e historisë së vendit, të cilin vajza e Donald Trump po përgatitet ta transformojë, me bekimin e qeverisë shqiptare që e ka bërë turizmin gur themeli të zhvillimit të vendit.

Nëse sheh dritë, projekti do të përbëhet nga disa dhjetëra vila të gërmuara në shkëmbinjtë e ishullit.

Duhen ende autorizime të ndryshme, por në bregdet flitet si një marrëveshje tashmë e nënshkruar.

“Mezi presim të fillojë sepse kjo shkakton reaksione zinxhir për ekonominë e qytetit”, shpjegon kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, përgjatë një shëtitjeje ku hotelet kanë mbirë që kur Shqipëria u bë destinacioni i ri turistik i trendit në këtë anë të Mesdheut. Një milion turistë zbarkuan në Tiranë në korrik.

Në Sazan nuk ka dyqane që shesin artikuj plazhi ose restorante me menu shumëgjuhëshe. Tani për tani, nuk ka asgjë. Fiq të egër, manaferra sa të sheh syri, pisha të gjelbra të ndezura dhe ujë bruz.

Në mes të këtij kopshti të Edenit pa ujë e pa energji elektrike, mijëra bunkerë, mbetje ndërtesash të mbuluara nga bimët dhe kënga shurdhuese e gjinkallave. Këto rrënoja janë gjithçka që ka mbetur nga shtëpitë e mijëra ushtarëve që u vendosën këtu gjatë diktaturës socialiste të Enver Hoxhës, një prej regjimeve të ashpra, të mbyllura dhe paranojake në botë.

Më shumë se dy mijë banorë jetonin në këto 5,7 kilometra katrorë, me gra e fëmijë, një kinema, një shkollë, një spital, aq sa për t’i mbajtur të shkëputur nga bota për gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër të Shqipërisë mungonte gjithçka.

Ylli Meçaj, 78 vjeç, ishte një nga ushtarët e Sazanit. Ai kaloi 18 vjet në ishull, fëmijët e tij u lindën atje dhe gruaja e tij dha mësim. Ai u largua pak muaj para rënies së një regjimi për të cilin është ndër të fundit që ka nostalgji.

Shumica dërrmuese e popullsisë shqiptare mbi të gjitha ruan kujtimet e privimit, të emigrimeve klandestine në rrezik të jetës dhe të survejimit.

“Ishulli ishte i mbushur me 2 840 bunkerë me mitralozë të rëndë dhe armë të tjera automatike. Kishte gjithashtu kilometra tunele dhe instalime nëntokësore, strehëza rrëshqitëse dhe mjaftueshëm për të strehuar municione dhe rezerva ushqimore”, kujton ai për AFP.

“Pas rënies së regjimit, në fillim të viteve 90, u ktheva në Sazan, më dhimbte zemra, nisa të qaja duke e parë të shkatërruar, të braktisur, të poshtëruar”, kujton ish-detari, me kapuç në kokë duke ngjitur shkallët që të çojnë në banesën e tij të vjetër, ballkoni i së cilës shikon blunë me aq sa mund të shohë syri.

“Sazani nuk është më Sazan”, tha ai, se “nuk ka më armë, nuk ka topa, nuk ka mitralozë kundërajrore, nuk ka anije, bunkerët janë në gërmadha, kush të dojë ta pushtojë”.

Pas rënies së regjimit, ishulli u shpëtua nga shkatërrimi i plotë, por me rënien e ekonomisë shqiptare në vitin 1997, të gjitha rezervat dhe depot ushtarake që ndodheshin aty u grabitën.

U rihap për publikun vetëm në vitin 2015. I vendosur strategjikisht në hyrje të Kanalit të Otrantos, midis detit Adriatik dhe Jon, ishulli shërbeu si një post për të gjithë ata që e pushtuan: bizantinët, venecianët, gjermanët, italianët…

Ende e konsideruar administrativisht një zonë ushtarake, gjatë sezonit të lartë vizitohet çdo ditë nga turistë që vijnë me varkë për të ecur nëpër shtigjet dredha-dredha dhe për të admiruar të vetmin banor të ishullit, një gomar të vogël gri.

Nuk janë zbuluar detaje se si do të ndërtohet hoteli luksoz i familjes Trump, vetëm disa plane të postuara në Instagram dhe sugjerime gjatë një interviste në korrik.

Në të, sipërmarrësi shpjegon se izolimi i ishullit e bën atë një perlë – dhe një dhimbje koke logjistike.

“Sjellja e materialeve në ishull nuk është një detyrë e lehtë, por ne do ta bëjmë atë – premton vajza e ish-presidentit amerikan dhe kandidatit të ri për rizgjedhje – të gjitha me “arkitektët më të mirë”.

Nëse planet e Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj realizohen, askush nuk e di nëse turistët do të mund të ndalojnë ende atje.

Ose nëse bunkerët do të marrin një tjetër fytyrë, atë të vilave luksoze të strehuara nga kureshtarët.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…