Celibashi pret delegacionin e KiE: Përforcim i profesionalizmit të administratës zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në një takim, Misionin e Vlerësimit të Ndihmës Zgjedhore në Shqipëri


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në një takim, Misionin e Vlerësimit të Ndihmës Zgjedhore në Shqipëri të një delegacioni të lartë të Këshillit të Evropës që përbëhej nga Liri Kopaçi – Di Michele, drejtuese e Divizionit të Bashkëpunimit Parlamentar dhe Zgjedhor, Franck Daeschler, koordinator i Programit të Zgjedhjeve, kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, ambasadorja Giulia Re’, zëvendëskryetari i Zyrës së KiE-së Olsi Dekovi dhe ekspertët e KiE-së, Ardita Driza-Maurer, Doina Bordeianu dhe Rasto Kuzel.

Në takim u diskutua në detaje për përforcimin e profesionalizmit dhe pavarësisë së administratës zgjedhore përmes krijimit dhe konsolidimit të një qendre trajnimi të përhershme, moderne, dinamike dhe fleksibël në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri.

Gjithashtu u bisedua për pjesëmarrjen e votuesve të rinj dhe atyre që votojnë për herë të parë në zgjedhje, forcimin e kapaciteteve dhe partneritetit të KQZ-së, shoqërisë civile dhe mediave në monitorimin e fazave të ciklit zgjedhor, monitorimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve, mekanizmat dhe mjetet e ankesave dhe mosmarrëveshjeve, si dhe vlerat dhe parimet e BE-së, me synim anëtarësimin në BE.

Celibashi u shpreh se, mirëpret bashkëpunimin e ngushtë me Këshillin e Evropës me programe specifike për të përmirësuar dhe optimizuar kapacitetet e brendshme të KQZ-së në funksion të zgjedhjeve të vitit 2025 dhe më tej. (ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.